Kështu u sëmurët edhe ju. Ishit pranë atij në autobus që kollitej apo miqtë/familjarët tuaj janë sëmurë.

Dukej vetëm çështje kohe përpara se të përballesh me atë armik të njohur – të ftohtin e zakonshëm.

Për këtë raund me të ftohtin, mos i heqni dorezat dhe hiqni dorë kundrejt ditëve të kollitjes, tështitjes, dhembjes dhe hundëve. Përgjigju sulmit!

Këshillat më poshtë – shumë prej tyre të ‘modës së vjetër’ , do t’ju ndihmojnë të menaxhoni ato simptoma ndërsa të ftohtit vazhdon kursin e saj. Wendy Bennett, mjek në Qendrën Mjekësore Johns Hopkins Bayview në Baltimore, e quan këtë “menaxhim të simptomave”.

“Veprimet e mëposhtme “nuk do të zvogëlojnë kohën që jeni sëmurë”, thotë ajo, “por në përgjithësi, ata do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe më funksional për të bërë gjërat që dëshironi të bëni”.

Këtu është plani juaj i betejës, me këshillat e Bennett dhe William Schaffner, kryetar i Departamentit të Mjekësisë Parandaluese në Shkollën e Mjekësisë Universitare Vanderbilt në Nashville, Tenn:

-Largohuni nga vendet me tym duhani, pluhur, smokun ose të paajrosura.

– Largohuni nga kafeina dhe alkooli

-Pini shume lëngje.

-Jo akullore, jo të ftohta. Jo ushqim shumë pikant e me yndyrë.

-Mbani kokën mbi një enë me ujë të nxehtë që avullon

-Për gripin perdoret qepa, duke u ngrëne ose lëngu i saj. Shkrin inflamacionet dhe ul rritimin.

-Për fytin në fillim duhen bere gargara me ujë, kripë e limon. Vret mikrobet dhe disinfekton.

-Rekomandohen shumë çajrat. Të pihet çaj trëndafil i egër, çaj mente, çaj mullage. Çaji i malit- për grip me dhimbje fyti e kolle.

-Kamomili – qetësuar për nervat, migrenën, ftohjen, dhimbje veshi, plagë në gojë.

-Sa më shumë vitaminë C dhe antioksidante si: portokall, limon, speca, kivi.

-Jo ushqime të skuqura, jo ëmbëlsira, jo ushqime të gatshme nga jashtë. Sa më shumë supa me mish e pule, si dhe perime.

-Dhe ajo që ndihmon më shumë në shërim është te menduarit pozitiv dhe çlodhja.

 

/MedCenter Mayo Clinic