Taksë për ata që punojnë në smart working. Ky është një nga propozimet e Deutsche Bank, në studimin What we must do to rebuild , i cili ka ngjallur shumë diskutime.

E menduar nga makro strategu i institutit gjerman, Luke Templeman, smart working tax parashikon aplikimin e një takse 5% te të gjithë ata punonjës që vijojnë aktivitetin në smart working, me qëllimin për të ndihmuar “viktimat” ekonomike të kësaj pandemie, pra ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia (ose nga ndonjë vend tjetër) dhe janë të detyruar të shkojnë në zyrë.

Smart ëorker, siç theksohet nga analisti i Deutsche Bank, “edhe pse po bëjnë një jetë ekonomike të plotë, megjithatë po kontriboujnë më pak në infrastrukturën ekonomike, edhe pse vijojnë të marrin përfitimet”. Ideja për të aplikuar një taksë tek ata që punojnë në shtëpi lind nga fakti se smart working ofron kursime financiare direkte te shpenzimet për udhëtim, drekë, veshje dhe pastrim. Këtyre u shtohen edhe kursimet indirekte, si për shembull shpenzimet që një punonjësit do të kishte pasur nëse do të kish shkuar në zyrë dhe avantazhet e tjera si siguria, komoditeti dhe elasticiteti në punë.

Edhe pse puna nga shtëpia shton “stresin mendor, veçanërisht nëse pranë keni fëmijët”, megjithatë “kostot që këto përfshijnë janë zakonisht të zbehta në krahasim me fitimet” – deklaron Luke Templeman. Nuk është rastësi – ngul këmbë analisti i Deutsche Bank, që pjesa më e madhe e atyre që punojnë në smart working, “dëshirojnë të vazhdojnë të punojnë në distancë, ose të paktën me kohë të pjesshme, gjer sa pandemia të përfundojë”.

 

Cilat do të ishin avantazhet ekonomike të një smart working tax?

Duke nisur nga supozimi se taksa për ata që punojnë në smart working duhet të vendoset vetëm “kur nuk do të stimulohet më nga vetë qeveritë”, do të përjashtonte “punonjësit e vetëpunësuar dhe ata me paga të ulëta” dhe do të godiste “ata që kanë të ardhura mbi mesataren”. Sipas tezës së makro strategut të Deutsche Bank, në fakt, paga mesatare e atyre që punojnë në smart working në SHBA është 55 mijë dollarë. Kjo do të thotë se një taksë prej 5% do të ishte e barabartë me pak më shumë se 10 dollarë për çdo ditë pune.

Ndërkohë te punonjësit në Mbretërinë e Bashkuar, ku “paga mesatare është rreth 35 mijë sterlina, smart working tax do të ishte pak më shumë se 7 sterlina në ditë”. Në fund, në Gjermani, “ku paga mesatare për ata që punojnë në smart working është 40 mijë euro, taksa do të ishte pak më shumë se 7.50 euro në ditë”.

Kjo taksë hipotetike do të “mblidhte 49 miliardë dollarë në vit në Shtetet e Bashkuara, 20 miliardë euro në Gjermani dhe 7 miliardë sterlina në Mbretërinë e Bashkuar”. Këto shifra mund të “financojnë subvencione për punëtorët me pagë të ulët që zakonisht nuk mund të punojnë nga shtëpia”.

Burimi: Forbes