Të gjithë duam ‘të mburremi” për arritjet në punë dhe askush nuk konsideron se çfarë ndikimi ka tek të tjerët, qoftë kolegë apo miq jashtë vendit të punës. A duhet të mburremi? Ju e dini, por ekspertët e lidershipit pranë Forbes thonë: “Bëje në mënyrën e duhur!”

Të festosh arritjet e njësisë apo punonjësit, dhe vlerën monetare të lidhur me të, apo zhvillimit në natyrë, ushqen përpjekjet diskrete dhe rrit shpejtësinë e organizatës. Por duhet të keni kujdes se shpesh reagimet nuk janë ata të priturit.

Këtu janë disa këshilla për të siguruar reagime pozitive.

  1. Flisni për të tjerët jo për veten. Asgjë nuk e bën lavdërimin të tingëllojë më i calë dhe i shëmtuar se sat ë flasësh për veten – kjo nuk do të sjellë respekt.
  2. Flisni për arritje në nivel ndërmarrje. Ndihmoni të tjerët të parashikojnë se çfarë do sjellë arritja për kompaninë sinëpërmjet përfitimit, ashtu dhe përmes njohjes së markës apo reputacionit.
  3. Mos reklamoni përpjekjet, dhe mos i ngatërroni ato me arritjen. Tregohuni i kujdesshem të bini në asnjë mënyrë pre e një lëvizje të tillë.
  4. Mos festoni nëse arritja juaj është realizuar në kurriz të dështimit ose pakënaqësisë së tjetrit. Nëse doni mirënjohje nga komuniteti juaj sigurohuni që të mos keni krijuar dëme për të tjerët. Konkurrueshmëria është një karakter i mirë lidhur pothuajse gjithmonë me suksesin, por ato natyra konkurruese elemetojnë harbutëri, tone kërkues, detyrim apo veprime gjithpërfshirëse.
  5. Kërkoni shpërblim. Nëse ju doni që lavdërimi të spikasë, merrni menaxherin apo klientët tuaj si sponsorë për të festuar arritjet. Edhe pse është pothuajse e pamundur që një menaxher të promovojë arritjet tuaja, është gjithashtu e vërtetë se ndonjëherë puna që ne bëjmë është një ‘punë e pa-vlerësuar’.