Nëse jeni duke kërkuar pushimet ideale, jeni ende në kohë. Ndërsa ata që e kanë bërë një gjë të tillë tashmë me gjasa kanë shpenzuar më shumë se sa do të bënit ju.

CheapAir.com ka zbuluar se është një ditë në vit që është konsideruar si më e mira për të rezervuar pushimet tuaja.

Ata analizuan qindra mijë fluturime të kompanive ajrore në gjithë botën, bazuar në parametra të ndryshëm, vetëm gjatë periudhës qershor-shtator, duke marrë në këtë mënyrë një përgjigje të sigurt 100 për qind.

Vera 2017 duket se është më ekonomike krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme – shprehen analistë të CheapAir. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që udhëtojnë dhe janë mësuar të shohin çmime që rriten vit pas viti.

Megjithatë ka një ditë në vit që është më e lirë se gjithë të tjerat: 6 qershori dhe është e martë. Sipas të dhënave të analizuara, periudha më e mirë për të prenotuar një udhëtim është gjysma e parë e qershorit. Por dita më ekonomike është 6 qershori.

Përkundrazi, dita më e shtrenjtë e vitit për të prenotuar një udhëtim është data 9 korrik – e diel. Një ditë në të cilën do të kishit mjaftueshëm kohë për t’u ulur para kompjuterit për të prenotuar. Por jo. Nuk duhet ta bëni një gjë të tillë.

Nëse nuk arrini të prenotoni dot më 6 qershor 2017, ka dhe një ditë tjetër e cila konsiderohet me leverdi: 22 gushti. Është perfekte për të gjithë ata që duan të rezervojnë një udhëtim në minutën e fundit.

E nëse e humbni edhe këtë, ka edhe një ditë tjetër: 12 shtatori.
Gushti dhe shtatori janë muajt më të mirë për të prenotuar pushimet tuaja – shpjegon CheapAir. – Tarifat në gusht janë mesatarisht 7 për qind më të ulëta se në korrik”.