Nuk ka rëndësi se për ku jeni nisur, udhëtimet e dimrit janë të zakonshme dhe të përhershme. Por savarësisht se sa të kujdesshëm jeni, ka gjithnjë gabime të cilat nuk mund t’i shmangni duke filluar që nga pritja për oferta e deri te shpërfillja e shpenzimeve të vogla.

Ja disa nga gabimet që duhet të shmangni:

Kujdes prenotimet me vonesë

Sa më gjatë që një klient pret për të blerë biletat, jo vetëm që ul gjasat e kapjes së një çmimi të arsyeshëm, por gjithashtu i kufizohen mundësitë dhe itineraret e dëshiruara. Kjo rrit mundësinë e një çmimi të lartë dhe ul gjasat që të shijoni fluturimin.

Kujdes prenotimet e hershëm të hoteleve

Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për hotelet. Në fakt nuk duhet të prenotoni më shpejt se 21 ditë përpara qëndrimit tuaj. Njerëzit preferojnë të prenotojnë planet e tyre të qëndrimit shumë përpara, gjë që ndonjëherë çon në kosto ekstra, pasi ata nuk marrin zbritjet.

Kujdes mos humbni kohë me ofertën ideale

Në fakt kushdo ëndërron për ato ofertat nën 50 dollarë dhe fluturimet nga një vend në një tjetër për më pak para. Mos lejoni që këto tarifa t’ju gënjejnë, pasi ato ekzistojnë shumë rrallë.

Kujdes me vonesat në blerje

Mos lejoni që një çmim i arsyeshëm t’ju ikë nga duart me idenë se do të vazhdojnë të ulet. Edhe nëse nuk jeni shumë të sigurt rreth prenotimit të një udhëtimi, bëjeni pasi shumica e kompanive ajrore lejojnë që të anuloni blerjen duke iu kthyer plotësisht paratë. Mos hamendësoni se do të mbetet në vend, por rrëmbejeni sapo të keni mundësi.

Kujdes me shpenzimet e tepërta

Periudha e pushimeve dimërore mund t’ju bëjë ta humbni toruan dhe të mos llogarisni mirë se sa keni shpenzuar. Përpara se të shkoni me pushime dimërore këtë vit planifikoni një buxhet udhëtimi që të mbanin nën kontroll paratë.

Kujdes me përdorimin e kartës së kreditit

Kurdo që të jetë e mundur, përdorni para në dorë në vend të kartës së kreditit. Për më tepër duke paguar kesh shmangni dhe komisionet e kartave.

Kujdes me roaming

Nëse po udhëtoni jashtë shtetit, kostot surprizë të telefonatave mund t’jua shtojnë vlerën e pushimeve dimërore. Përpiquni të gjeni mënyra të tjera komunikimi ose lajmëroni për mungesën tuaj në mënyrë që të shpëtoni nga pagesa për roaming.

Kujdes me llogaritjen e keqe të kostove

Mos lejoni që pushimet tuaja të shkatërrohen nga kostot e vogla shtesë të cilat kur mblidhen bëjnë një shumë të konsiderueshme të cilën ju nuk e kishit marrë me mend. Llogariteni mirë se sa para do t’ju duhen dhe cilat do të jenë shpenzimet kryesore dhe dytësore që do të bëni.