Revista Forbes për të tretin vit radhazi klasifikon Vladimir Putin, presidentin rus si burrin më të fuqishëm të Tokës duke lënë pas Angela Merkel, Barack Obama dhe Papa Françekun. Putin është një nga ata të paktë njerëz të fuqishëm në botë që bëjnë atë që duan, sikundër refereon revista në fjalë.

Kjo listë sipas redaktorit të “Forbes”, Randall Lane, ilustron një ndryshim në strukturën e pushtetit global dhe gjatë dekadës së fundit, është e qartë një prirje: Më pak fuqi në Perëndim, dhe gradualisht rritje e kësaj fuqie në Lindje”. Megjithatë ai vijoi të shprehet se sikurse tregon historia pushteti siç vjen edhe ikën.

Ndërkohë, kjo listë është hartuar bazuar në: sasinë e parave në llogarinë bankare, impaktin që personazhet kanë në publik, apo sferat e tyre të influencës. Për këtë vit emrat e rinj që prezantohen për herë të parë në listën e revistës “Forbes” janë edhe Hillary Clinton (58) Donald Trump (72) dhe Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë.