Rita Ora është shqiptarja më e famshme për momentin në shoubiznesin botëror. 21 vjeçarja nga Prishtina por tashmë një këngëtare e njohur britanike, është kontraktuar nga Jay Z si zbulimi i fundit i tij,

pas këngëtares së famshme botërore, Rihanna. A do të jetë Rita Ora pasuesja e ardhshme e suksesit të Rihannës? Për këtë po mendon Jay Z, producenti dhe menaxheri i saj.

Cila është jeta e saj dhe karriera muzikore? Në këtë intervistë ajo flet për origjinën dhe familjen e saj shqiptare, vështirësitë muzikore dhe hapat e para të saj drejt suksesit që tashmë e çoi menjëherë në majë të klasifikimeve në Angli.

Rita Ora ka lindur në 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë. Nuk kishte mbushur akoma një vjeç kur familja e saj u zhvendos në Londër, qyteti që e rriti si personalitet dhe artiste. Fillon të këndojë në moshë shumë të re.

Në 2007-ën arrin suksesin e saj të parë muzikor, kur shfaqet në një duet me Craig David në këngën “Akward” dhe sërish në 2008-ën me “Where`s your love”, e cila shoqërohet edhe me videoklip.

Në 2009-ën konkuron për të përfaqësuar Anglinë në Eurovision dhe kualifikohet, por më pas tërhiqet, sepse, siç u shpreh ajo vetë “nuk ndihej ende gati”. Gjatë vitit 2009 Rita Ora këndon muzikë live në klube të ndryshme nate në Londër,

por piketohet nga shtëpia diskografike “Roc Nation”, e cila drejtohet nga reperi me famë botërore, Jay Z. Rita zhvendoset në Nju Jork dhe brenda pak kohësh fiton simpatinë e Jay Z, bashkëshortit të dives Beyonce.

Pak kohë pas njohjes me të, Rita shfaqet në videon e tij, “Young forever” dhe më pas në “Over”, videoklipi i një tjetër emir të madh të muzikës rep, Drake. 2011-a do të ishte vit deciziv për Rita Orën. Ajo lançon “Hot right now”,

një duet me Dj Fresh që vinte pas bashkëpunimeve të suksesshme me emra të njohur si Crag David, Drake, The Dream, Will.I.Am i “Black eyed Peas” apo dhe Kanye Wuest. Puna me emra të tillë të njohur,

ka qenë një ndihmesë e madhe për një artiste të re, në hapat e para, siç ishte Rita Ora. Ndonëse vetëm 21 vjeçe, ajo ka arritur shumë në karrierën e saj, jo vetëm muzikore, por dhe më gjerë. Në vitin 2004 ajo interpretoi në filmin “Spivs”,

teksa në mars të vitit 2011, u bë imazh i fushatës publicitare të “Calvin Klein”, në Londër. Në Nju Jork këngëtarja e njohur Cassie bënte po të njëjtën reklamë. Artistet   reja shfaqen në spot të veshura në të brendshme seksi,

bashkë me miq të tjerë, duke rrëfyer anekdota. Krahasimet mes Ritës dhe Cassie-t nuk kanë munguar, por nisur nga komentet në internet “duelin” e ka fituar këngëtarja me origjinë shqiptare. Rita shquhet gjithashtu për stilin e çuditshëm në look.

Në shtyp është shkruar vazhdimisht se ajo ngjason në stil me këngëtaren Gwen Stefani, por në të vërtetë mënyra sesi Ora “sajohet” me veshjet e saj, është tejet origjinale. Madje në videoklipin e saj, “Hot right now”,

Rita do të mbante veshur roba të stiluara enkas për të nga stilistja Margot Bowman. Ndërkohë, ajo ka pushtuar dhe faqet e revistave dhe gazetave më në zë, ndër të cilat do të veçonim “ID magazine”, “Elle”, “Lovecat” apo “The new review”.

Rita Ora, e preferuara e Jay Z.

Ndonëse dhe më herët Rita Ora kishte bashkëpunuar me një emër të madh të muzikës, si Craig David, autor i të famshmes “I`m walking away”, në fakt zhurma më e madhe për të filloi të bëhej pasi firmosi për agjencinë “Roc Nation” të menaxhuar nga reperi Jay Z.

“Roc nation” është një kompani prestigjioze që menaxhon edhe artistë të tjerë të njohur, ndër të cilët Rihanna-n. Duket se raportet e Ritës mëreperin janë shumë të mira dhe ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit jo vetëm në raste eventesh, por edhe në jetën e natës.

“Jay Z është një shef i mrekullueshëm – ka thënë Rita gjatë një intervistë dhënë kanalit “Rock Tv” në Nju Jork – Më ka mbështetur shumë në karriernë time. Përveçse është një njeri fantastik, ka dhe një zë të bukur”.

Përmes Jay Z-së Ora ka rënë në kontakt edhe me të madhen Beyonce, të cilën ajo e ka pasur idhull gjatë kohës që është rritur si artiste. “I kërkoj shpesh këshilla Beyonce-s për këngët e mia. Kam një jetë që e ndjek dhe e kam admiruar gjithmonë nga ekrani.

Mund të them se ajo është një nga frymëzimet e mia më të mëdha”, ka thënë artistja me origjinë nga Kosova për “Rock Tv”. Dhe raporti i Rita Orës me Jay Z-në sa ka ardhur dhe është forcuar.

Në 23 shkurt të këtij viti, pak javë pas suksesit të “Hot right now”, këngëtarja e re është prezantuar në radion “Z100” nga Jay Z. Ajo ka dhënë një intervistë për emisionin e reperit të njohur dhe gjithashtu ka lançuar singëllin më të ri, “Parties and bullshit”.

Jay Z ka thënë fjalët më të mira për Ritën si artiste, duke bërë që të kthehet edhe një herë vëmendja ndaj saj. Jay Z zëvendëson Rihanna-n me Rita Orën? Ka qenë dhe shtëpia e tij diskografike “Roc Nation” që e ka piketuar dhe më pas tërhequr në Nju Jork artisten Rita Ora.

Mandej ai shfaqet ngado i shoqëruar prej saj dhe vetëm pak ditë më parë, flet fjalët më të mira në emisionin e shumëdëgjuar, drejtuar prej tij, në programin “Z100”. Duket se reperi me fame botërore, Jay Z, po investon fuqimisht te talenti dhe imazhi i talentit kosovar.

Prezantimi dhe promovimi i saj i shpeshtë këto muajt e fundit, ka rënë në sy të medias, e cila ka aluduar se Jay Z po përpiqet të zëvendësojë Rihanna-n, me Ritën. Bëhen gati tre vite që Ora ka firmosur për “Roc Nation”, ndërkohë që agjencia vazhdon të menaxhojë Rihanna.

Mundësia që këtë “betejë” ta fitojë Rita Ora, është e madhe. Nëse Rihanna këto kohë po përflitet më së shumti në shtyp për rikthimin e histories së dashurisë me Chris Brown,në vend që të flitet për hitet e saj, artistja me origjinë kosovare,

rritur në Londër të Anglisë, po qarkullon në shtyp me lajmet që vijnë nga top-listat muzikore se ajo po kryeson çdo javë top listat më të famshme në botë. Të mos harrojmë se është në vend të parë në Britani, një nga hit paradat më decizive dhe me influence në botën muzikore.

Disa media kanë shkruar gjithashtu se këngëtarja me famë, Rihanna, është ndikuar nga Rita Ora në disa veshje që ka përgjedhur për koncertet e saj më të fundit. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë kështu,

nuk është çudi që 21 vjeçarja t`i rrëmbejë bukuroshes nga Barbadosi krejt vëmendjen dhe interesin sa i takon muzikës.

 

Lidhja me Bruno Mars e Rob Kardashian

Kishin kaluar vetëm tre muaj që nga koha që këngëtari i hitit “Amazing” ishte ndarë nga e dashura më e fundit. Pas kësaj ai dhe Rita Ora u panë bashkë duke kërcyer në mënyrë shumë intime në afterparty-n e një eventi,

momente të cilat janë xhiruar në mënyrë amatore dhe videoja qarkullon edhe në internet. Përveç kësaj, çifti që asnjëherë nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht, është pare në shoqërinë e njëri-tjetrit në vend publike si restorante apo aeroporte.

Pavarësisht se të gjitha detajet të çojnë te një lidhje e mundshme, vetë protagonistët e thashethemeve kanë mohuar gjithçka. Rita shkruajtinë “Twitter” asokohe: “Ndonjëherë miqësia e vërtetë ngatërrohet me flirtimin,

kështu që njerëzit mendojnë se po ndodh diçka. Apo jo Bruno Mars?”, në një kohë që ky status ishte paraprirë nga një tjetër, që thoshte: “Më mungon shumë zemra ime”. Kjo dëshmon se artistja kishte një njeri special në jetën e saj.

Dhe njeriu me të cilin ajo shihej më shpesh, ishte pikërisht Bruno Mars. Pak kohë më pas, një tjetër lajm u përhap në shtypin rozë. Se Rita Ora po shoqërohej me Rob Kardashian, ish yll i “Dancing with the stars/America” dhe vëllai i Kim Kardashian.

“UsMagazine” ishte e para që përhapi lajmin, por deri vonë ka munguar konfirmimi nga të dyja palët. Në Twitter Rob shkruante “Të dua” në shqip, teksa para pak ditësh ai e ka prezantuar zyrtarisht Ritën në shtëpinë e tij.

Që është një shtëpi e vëzhguar nonstop nga kamerat, për shkak të realiti shout “Keeping up with Kardashians”. Rita është e dashura e parë që ai i ka prezantuar në këtë program familjes.

Familja ime, tradicionale Shqiptare

Intervista

Ju keni lindur në Kosovë, rritur në Amerikë, dhe tashmë këndoni për tregun amerikan. Mund të na tregoni diçka më tepër rreth backgraundit tuaj multikultural?

Unë vij Prishtina, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e mi janë të dy shqiptarë. Jam zhvendosur në Londër që kur kam qenë një vjeç dhe nuk kam lëvizur prej andej përveçse në rastet e pushimeve. Kur erdha në Londër nuk e kuptoja se prindërit duhet të sakrifikonin për të mësuar gjuhën e për t’iu përshtatur një jetese të re. U duhej të bënin çdo gjë nga e para e për më tepër të gjenin një punë për të mbijetuar. Nuk ishte e lehtë të rriteshe në rrethana të tilla por jam rritur me shumë dashuri nga prindërit. E flisja gjuhën shqipe që e vogël teksa flisnim në shtëpi. Më ka ndihmuar të bëjë një jetë më të mirë në Londër dhe kam dashur që prindërit e mi të vinin me mua këtu. Nuk doja që ata të vuanin në Kosovë për shkak edhe të problemeve që kanë ekzistuar. Megjithëse të ndihmon shumë të shkruash. Nëse ti ke një jetë perfekte atëherë nuk ke për çfarë të shkruash e të këndosh më pas.

 

Kjo do të thotë që ke shumë histori për të na treguar?

Uh-huh. Po kam shumë madje! (Qesh).

 

Të kanë mbështetur gjithmonë prindërit për zgjedhjen tënde të karrierës?

Mamaja ime e ka bërë gjithmonë. Por dhe babi më ka mbështetur që unë të ndjek ëndrrat e mia. Natyrisht që çdo prind dëshiron që fëmija e tij të jetë i lumtur në jetë. Megjithëse babai ka dashur që unë të marr edhe përvojën tradicionale. Babai është një burrë kosovar shqiptar. Edhe mamaja, vetëm se ajo ka një lloj tjetër personaliteti. Ndaj dhe gjithçka funksionon shumë mirë mes tyre. Mami im është më e hapur, jo e rezervuar, i pëlqen të argëtohet ndërsa babi preferon më shumë të ndjekë parimet.

 

Nga ndikohesh më tepër për influencën muzikore? Është ajo një përzierje e dy botëve?

Muzikalisht kam qenë më e influencuar nga muzika britanike. Edhe muzika kosovare është shumë e mirë, por për shijet e mia mbetet pak tradicionale. Kanë një gamë të gjerë të instrumenteve që përdorin. Të njëjtën strukturë melodie, të njëjtat korde. Është diçka tipike që e dallon menjëherë muzikën kosovare. Shpresoj që ta fus këtë element edhe në muzikën time, por në të vërtetë nuk është muzika ime e preferuar. Mund të dëgjosh pjesë dhe tinguj muzikorë, ose fjalë të shkëputura nëpër tekstet kosovare, si një lloj hip hopi profesional. Por meqë nuk është një nga aftësitë e mia më të mira nuk mund ta provoj. Do të mbaj flamurin duke bërë diçka që unë di ta bëj vërtet mirë!

 

Si ndodhi kontraktimi në shtëpinë diskografike Roc Nation?

Nuk ishte aq e thjeshtë. Njerëzit mendojnë se unë u bëra pjesë e DJ Fresh, por në fakt unë jam pjesë e Roc Nation për thuajse tre vjet. Jam 21 vjeçe tani dhe kam firmosur kur mbusha 18. Gjatë këtyre tre viteve jam përpjekur të gjej veten time. Kam një producent fantastik që kujdeset për mua, njerëz që kanë treguar zgjuarsi në industrinë muzikore, më kanë thënë se duhet të relaksohem dhe të gjej veten time e mbi të gjitha të jem e qetë. Ndërsa unë isha ajo që thoja “Çfarë? Dua të publikoj diçka. Dua të bëj diçka në muzikë”. Nuk doja t’ia dija fare se çfarë ishte, thjesht të isha pjesë e tregut muzikor. Ndërsa ata më thonin: “ Mbaje veten, dhe ki besim te ne! “ Dhe ashtu bëra në fakt. Kështu që gjatë këtyre tre viteve jam rritur, pjekur dhe jam gati të përballem me çdo lloj sfide në muzikë. Besoj se është koha e duhur për t’u lançuar në muzikë. Marrëveshja me Roc Nation është një nga kontratat e para që kam bërë. Para se të bëhesha pjesë e saj këndoja shumë. Kur isha 14 vjeçe kisha një marrëveshje me një burrë të quajtur Martin Teriffie, i cili më la të punoja në studion e tij dhe më ndihmoi në muzikë. Kam kënduar së tepërmi muzikë A&R. U përpoqa t’i shfrytëzoja mundësitë e mia, të bëhesha në të gjitha mënyrat e mundshme sa më e dukshme. Plani i Martinit ishte që unë të njihesha botërisht, kështu më bëri të mundur disa takime, por jo të gjitha funksionuan. Një nga njerëzit e rëndësishëm që takova ishte Brynee, që ishte një nga emrat më të njohur të muzikës A&R të asaj kohe, që punonte përkrah Jay-Z. Pastaj drejtonte Roc Nation me TyTy dhe Jai. Në këtë kohë unë u prezantova me ta dhe mendoj se njohjet e mia me këta personalitete të muzikës do më ndihmojë të bëj muzikën dhe emrin që dua. Thjesht po pres çastin e duhur.

 

Çfarë këngësh do të ketë më tepër në albumin tuaj?

Do ketë ndonjë koncept special apo ndonjë temë të veçantë në të? Po ka një koncept. Ka të bëjë me ndjenjat pozitive ato të mira. Ky është albumi im i parë dhe nuk dua që njerëzit të mërziten nga këngët   mia që herën e parë, sepse kështu nuk do të inkurajohesha. Dua që njerëzit ta shijojnë muzikën time. Dua të bëj një muzikë të ndershme. Ndaj sinqeriteti dhe ndershmëria do të jenë temat e albumit tim. Nuk po flas për metafora, por për të qenurit vërtet i ndershëm edhe me fjalët e tekstit. Kam një këngë në album që titullohet “Festë dhe ndyrësi” që është tamam për atmosferën reale që ka në pube dhe festa, (qesh). Është kjo këngë kaq fantastike që është shkruar nga Drake. Albumi ka dhe shumë element femërorë apo forcë të tillë. Por ky album nuk do të ketë vetëm tema të tilla. Aty do të shfaqë edhe anën time të ndjeshme si dhe jetën time dashurore që jo gjithmonë ka ecur mirë. Siç thashë pra, do të ketë shumë të vërteta në këtë album.

 

 Keni ndonjë bashkëpunim në këtë album? Dhe kush është marrë me produksionin e tij?

I jam tepër mirënjohëse të gjithë atyre që bashkëpunuan në realizimin e këtij albumi. Disa prej emrave që do të përmendja janë Chase N’ Status, Stargate, The-Dream, Drake, Sia, me të cilët kemi shkruar dhe kompozuar këngë së bashku, të mrekullueshme. Ka një bashkëpunim me Tinie Tempah. Kjo këngë është shumë e rëndësishme për mua që kur jam bërë pjesë e tregut amerikan. Albumi është regjistruar në Amerikë dhe ky është një fakt që më gëzon tej mase.

 

Jeni shfaqur në videot e këngëve të Drake dhe Jay-Z. A mund të jenë ata pjesë e videove të tua?

Shpresoj se po. Së fundmi njënga këngëtarët e vetëm që do doja tëshfaqej do të ishte Jay-Z. Në përgjithësinuk është se jam shumë tekanjozenë përzgjedhjen e këngëtarëve vip. Aiqë do donte të ishte pjesë e tyre mundtë vijë pa problem.

 

Ju gjithashtu keni një histori në një film. Jeni përfshirë dhe në një projekt filmash së fundmi?

Asnjëri nuk e di për këtë! Nuk e di si ia dolët ta gjenit dhe këtë. Kërkim fantastik! Kur isha 14 ose 15, u bëra pjesë e një kasti aktorësh për të luajtur një shqiptare, e cila vinte në Londër së bashku me të vëllanë duke kërkuar për të motrën pas vdekjes së nënës së tyre. Chuck D ka qenë në të. Një djalë vërtet i këndshëm. Më pëlqen aktrimi. Por tashmë jam e fokusuar vetëm në muzikë. Jam marrë me muzikë së fundmi dhe mendja ime punon vetëm për të.

 

Ndonjë fjalë të fundit?

Faleminderit që më intervistuat. Albumi im do të lançohet këtë vit. Shpresoj që në shtator gjithçka do të jetë gati. Kënga ime e parë “R.I.P.” më lodhi pak më tepër sepse do doja të bëja vërtet diçka ose të mos merresha fare me të!