A e vlerësoni sensin e mirë të humorit mbi aparencën e jashtme tek partneri? Dhe mendoni se besnikëria është më e rëndësishme se drejtesia në miqësi? Ose anasjelltas? A e dini se kush janë vlerat tuaja? A e rendisni sigurinë financiare mbi krijimtarinë kur është fjala për karrierën tuaj?

Ekspertët e psikologjisë, citon Forbes, thonë se është e rëndësishme të përcaktoni sistemin tuaj të vlerave, jo ç’ka shoqëria vlerëson si të rëndësishme, se ajo s’ju bën të jeni ‘vetja juaj’.

Dhe sa më e vërtetë të jetë jeta juaj, aq më shumë gjasa keni për të arritur qëllimet tuaja, të keni marrëdhënie të shëndetshme dhe të jeni elastik ndaj stresit.

Pse është sistemi i vlerave kaq i rëndësishëm? Motivimi ynë për të lëvizur jetën tonë në drejtime të caktuara përcaktohet kryesisht nga vlerat tona – ajo që ne e perceptojnë si të rëndësishme, thone ekspertët. Nëse ne përpiqemi vërtet për të zbatuar vlerat tona në sjelljen tonë është një çështje tjetër. Për shembull, puna mund të jetë një shembull tipik i një situate, ku vlerat e tua ka të ngjarë të mos respektohen.

Ju ka të ngjarë të rendisni kohën e kaluar me familjen mbi gjithçka tjetër, por puna  ju lidh pas tavolinës për 68 orë në javë.

Ne rregullisht sillemi jo në harmoni me vlerat, sepse jemi të ‘bombarduar’ vazhdimisht me informacion – nga familjet tona, miqtë, edukatorët, media dhe reklamimi – në lidhje me çfarë ‘duhet’ të vlerësojmë.

Ndaj ekspertët theksojnë se është e një rëndësie të vecantë për ‘shëndetin e jetës suaj’në përgjithësi të shmangni sinjalet e jashtme dhe të fokusoheni brenda sistemit tuaj të ‘vetëpërmbushjes. Eshtë pikërisht sitemi i vlerave vetjake që do t’ju udhëheqë drejt nje jete më të mirë dhe më të lirë.