Orët shtesë janë aplikuar prej kohësh nga një numër i madh punonjësish dhe kjo për arsye nga më të ndryshmet. Disa detyrohen sepse një projekt i caktuar ka një afat kohor që duhet përmbushur, disa të tjerë duan të fitojnë më shumë, ndërsa disa të tjerë punojnë shumë sepse “janë të fiksuar”.

Por një gjë e tillë ndikon negativisht në shëndetin e çdokujt.

Sipas një studimi britanik, shkruan Forbes, të gjithë ata persona që punojnë me orë të zgjatura kanë më shumë gjasa për t’u prekur nga depresioni në krahasim me personat e tjerë që puojnë nga 7-8 orë në ditë.

Shenja shqetësuese

  1. Gjatë gjthë javës ju nuk keni kontaktuar me asnjë prej miqve tuaj
  2. Nuk shpenzoni kohë në qoftë se ajo nuk ka lidhje  me punën me të cilën ju jeni duke u marrë
  3. Nuk e kujtoni herën e fundit që keni dalë për t’u argëtuar
  4. Nuk e njihni fjalën pushime. Puna vjen gjithmonë e para

Si duhet të veproni në të tilla raste:

  1. Krijoni një balancë. Nëse punoni orar pa orar, të jeni të sigurtë që jeta juaj personale dhe mbi të gjitha shendeti do të vihen në rrezik mjaft të madh.
  2. Pushoni. Një prej këshillave që jepen nga një numër i madh mjekësh në botë është se midis orëve të lodhshme në punë duhet të pushoni patjetër. Llojin e argëtimit zgjidheni vetë, e rëndësishme është që të mos harroni të pushoni.
  3. Fikeni celularin. Mbas pune është mirë që të shkëputeni totalish prej saj dhe të përqëndroheni kryesisht tek jeta juaj personale, prandaj fikini celularët.
  4. Bisedoni. Të gjithë ne kemi shqetësime apo probleme nga më të ndryshmet, të cilat ndikojnë negativisht jo vetëm në humorin tonë por edhe në shëndet. Në të tilla raste, kura më e mirë është bisedimi me dikë. Do ta shikoni që me të vërtetë është mjaft efikas.