Salah finalizon më mirë se CR7, por në Champions…

2018-05-25T11:41:09+00:00 25 Maj, 2018 11:41|Kategoritë: Futboll, Sport|

Finalja e Champions-it do të vendosë shumë edhe në lidhje me fituesin e ardhshëm të “Topit të Artë” kur Kristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah të vihen përballë njëri-tjetrit të shtunën në Kiev. Por nëse ylli i Realit e ka treguar se kush është për gati një dekadë, ai i Liverpulit ka shpërthyer në Mersejsajd në sezonin e tij të parë në “Anfield” që kur u transferua nga Roma.


Ata kanë fituar ndeshje të vetëm për ekipet e tyre duke i sjellë deri këtu dhe sytë nga përballja e nesërme do të jenë më shumë të përqendruar tek ata: njëri apo tjetri do të vendosin trofeun numër 13 për Realin ose të 6-in për Liverpulin. Me ndihmën e “Opta”-s, le t’u hedhim një sy statistikave të portugezit dhe egjiptianit këtë sezon.

SALAH SHFRYTËZON RASTET

– Mohamed Salah ka shënuar 44 gola këtë edicion, Kristiano Ronaldo ka shënuar një më pak. Por ylli i Liverpulit është shumë më efikas. Për të arritur këtë kuotë golash, portugezit i janë dashur 8 ndeshje më pak, por ai ka bërë 83 goditje drejt portës më tepër, duke e pasur përqindjen e konvertimit 15.8. Salah ndërkohë e dërgon topin në 22.6% dhe është një lojtar që e ndihmon më shumë skuadrën, duke ndihmuar shokët e skuadrës që të shënojnë. Egjiptiani ka prodhuar 14 asiste ndaj 8 të Ronaldos për të njëjtën periudhë. Ai ka tentuar 103 më shumë driblime se rivali i tij (194-91), duke ia dalë me sukses në 114 prej tyre, ndaj 55 të Kristianos.

PASIMET – Kjo është një fushë që e fiton portugezi. Nga 1.170 pasime të tentuara këtë sezon, të suksesshme kanë qenë 952, pra një saktësi 81.4%. Saktësia e Salahut është 76.2%, vetëm se 25-vjeçari ka tentuar 155 më shumë pasime për shokët. Ronaldo është gjithashtu një shënues më i rregullt se Mo, pasi e gjen golin çdo 81.4 minuta ndaj 93 të rivalit.

CHAMPIONS – Duhet kujtuar se Ronaldo mbetet mbreti i Europës dhe kryeson listën e golashënuesve me 120 gola nën emrin e tij. 15 prej tyre i ka shënuar këtë sezon, 5 gola më shumë se ndjekësi i tij më i afërt, Salah (10). Por portugezi është i vetmi përfaqë- sues i Realit në “top 10” këtë sezon. Ndërsa Liverpuli, veç 10 golave të Salahut, 10 i kanë shënuar me Firmino dhe 9 me Mane./PanoramaSport/