Scarlett Johansson është vajza që nuk mund të fajësoje të dashurin sepse do e pëlqente menjëherë. Bionde, me sytë blu, buzët e plota, e bardhë ajo ka tiparet perfekte që e bënë aktoren më të kërkuar për filmat romantikë, komedi apo edhe aksion. Vetëbesimi, maturia e të qenurit tejet e sofistikuar bëjnë që ajo të duket më e madhe edhe pse është 27 vjeç. Prefesionalizmi i saj ka te bëjë me faktin se ka filluar të aktrojë që në moshën tetë vjeçe. Ka interpretuar në filma të ndryshëm si “Girl With a Pearl Earring”, “Lost in Translation”, “A Love Song for Bobby Long” me të cilin u nominua për Golden Globe. Filma të tjerë më të cilët ka pasur shumë sukses janë edhe “A good Woman”, “The island”, “The Prestige” apo filmi më i fundit “The Avengers”. Aktorja bukuroshe nuk është marrë vetëm me filmin. Ajo ka qenë edhe modele dhe ka provuar të këndojë disa herë. Gjithashtu një passion tjetër i saj është dhe politika kur në vitin 2004 bëri fushatë si kandidate e Partisë Demokratike të John Kerrit. Përsa i përket rizgjedhjes së Bushit ajo është shprehur se ka qenë vërtet e zhgënjyer dhe ky është edhe mendimi

i një përqindjeje të konsiderueshme të popullsisë. Ajo ka kandiduar edhe për Barack Obamën për të cilin është shprehur se ka simpatinë dhe bindjen e plotë.Përsa i përket jetës private Johansson ka pasur disa lidhje me aktorët më të pashëm të hollivudit, duke përfishirë këtu Jared Leto, Josh Hartnett. Martesa e saj me Ryan Reynolds rezultoi e pafat pas tre vitesh jetese së bashku. Nuk mund të harrohet dhe lidhja e saj me aktorin e madh Sean Penn. Lidhja e fundit për të cilën nuk dëshiron të flasë është ajo me Nate Nylor, burrin misterioz 38 vjeçar me të cilin ka gjashtë muaj.

 

Intervista

Jeni tërhequr nga disa role që kërkojnë përgjegjësi këto vitet e fundit. Pse kjo zgjedhje?

Kam qenë vetëm 17 vjeç kur kam interpretuar në “Lost in Translation”, por jam ndjerë e rritur, e maturuar për të marrë një rol të tillë. Sapo kishapërfunduar shkollën e mesme dhe kasha vendosur të ndiqja ëndrrën time, atë që kam dashur të bëja gjithmonë, të luaja në filma.

 

Pse hoqët dorë nga “Mission Impossible 3”?

Ndodhën disa ndryshime në kontratën që bëmë fillimisht. Më vjen shumë keq tani që nuk interpretova në këtë rol, pasi kam luajtur përkrah Tom Cruise dhe më pëlqen bashkëpunimi me të. Ai është një njeri me zemër të madhe. Por nëse njëherë tjetër do më jepej një mundësi për të interpretuar përkrah tij nuk do refuzoja.

 

Si është shtëpia ku jeton Scarlett?

Para disa kohësh bleva një shtëpi në Los Angeles, por u ndjeva e vetmuar atje ndaj u zhvendosa në Chateau Marmont. Më pas mora një peshk sepse ndihesha akoma dhe më e vetmuar. Ishte një peshk luftarak japonez me emrin Cassius. Merresha me të me shumë kënaqësi, i ndërroja ujin në çdo tre ditë. Njëherë m’u desh të largohesha dhe dikush tjetër u kujdes për të, por nuk ia ndërroi ujin për një javë. Kështu pati një sëmundje të lëkurës dhe ngordhi. U tmerrova dhe u ndjeva vërtet keq. E di që ishte vetëm një peshk, por në një farë mënyre ai u bë një shok i mirë për mua.

 

Nëse do të flisnim për djemtë sa vjeç ishe kur ke pasur të dashurin tënd të parë?

Isha vetëm 14 vjeç. Rashë kokë e këmbë në dashuri me të. Në periudhën e pubertetit ka një shpërthim të veçantë ndjenjash dhe duket sikur në atë kohë askush nuk të kupton. Më pas takon djalin që do doje dhe krijon një lidhje duke eksploruar gjëra të paprovuara më parë. Por më vonë nuk e ke më. Ka një varësi të çudtishme ndaj një dashurie 14 vjeçare. Ndihesh gjatë gjithë kohës e gatshme për t’u martuar e për të pasur fëmijë. Ka qe në një lidhje e bukur dhe jemi ende miq sot, por nuk dua ta provoj sërish atë lloj varësie.

 

Ke një të dashur tani?

Nuk dua të flas për jetën time personale. Nuk besoj se do t’i prishte punë ndonjërit fakti i të qenurit e fejuar apo jo. Atëherë po që do të flisja me shumë dëshirë për jetën time private.

 

Është e vështirë ta shohësh veten gjithmonë nëpër kopertina revistash apo gazetash?

Është shumë e sikletshme sepse në përgjithësi duan të vënë në dukje defektet e tua edhe kur ato nuk janë. Një titull do të ishte “Scarlet dhe barku i saj i fryrë”, apo “Scarlet që po pret një fëmijë”, gjë që nuk është e vërtetë, e dyta të paktën, (qesh).

 

Është ofenduese. Si mund ta injorosh një fakt të tillë?

E ke ndjerë ndonjeherë presionin e të qenurit e dobët kur shikon që aktore të tjera kanë tendencën të “tkurren”? Jo. I vetemi presion që ndiej ndonjëherë është kur shihem në pasqyrë dhe nuk më pëlqen diçka të vetja ime. Do doja, për shembull, të bëja pak më shumë vrap. Nuk do doja tëkisha trupin e Uma Thurman. Sepse nuk duhet të jem si ajo. Kam dëgjuar një shprehje që thotë se femrat vishen për veten e tyre dhe jo për meshkujt dhe besoj se ka vërtetësi në të. E çfarë dinë meshkujt? Ata nuk

e kuptojnë realisht nëse ne dobësohemi apo shëndoshemi. Ata janë të pavëmendshëm ndaj këtyre gjërave.

Shumë prej tyre thonë se të pëlqejnë ashtu siç je. Dhe ti prapë nuk ndihesh mirë me veten. Nëse ata janë të tërhequr pas teje, ashtu është, pavarësisht ndonjë defekti që mund të kesh.

 

Cili është tipi i mashkullit që i qëndron larg?

Njëherë kam pasur problem me një të varur nga droga. Ishte e tmerrshme një lidhje e tillë. Nuk do lejoj më veten time të përfshihem me persona të tillë sërish, sepse njeriu nuk është asnjëherë aq i rëndësishëm sa droga. Personave të tillë nuk u besohet. Gjithë kohës gënjejnë.

 

Thuhet se personi me të cilën je më e afërt është nëna jote. A ishte personi i parë që e mori vesh për humbjen tënde të virgjërisë?

Jo. Prita pak kohë derisa ajo të merrte vesh të vërtetën. Por kur ia thashë qau. “Oh, Zot!,- më tha, uroj të paktën të kesh përdorur mbrojtës. Mamaja ime ka qenë gjithmonë pak e frikësuar për brezin dhe kohën time, pasi ky ka qenë dhe shekulli kur sëmundjet seksuale kanë qenë shumë të përhapura.

 

Sa me fat e ndien veten Scarelett?

Ndihem me shumë fat. Kam pasur gjithmonë mundësinë të bëja ç’të doja në jetë. Prindërit kanë qenë mbështetësit e mi më të mirë. Aktrimi ka qenë pasioni im, ndaj për mua është një ëndërr e realizuar. Fëmijëria ime ka qenë e mbushur me gjëra që doja të bëja dhe ka qenë shumë normale: Jetoja në New York, kam marrëdhënie të mira me familjarët e mi dhe kam bërë një shkollë të rregullt. Ndihem me fat pasi të tjerët nuk kanë pasur mundësinë të bëjnë gjërat që kam jetuar unë.