Vera, e cila është ndër më të ndjeshmet dhe më të nuancuarat e produkteve bujqësore, demonstron sesi ndryshimi i klimës po transformon traditat dhe praktikat që mund të jenë vendosur me shekuj.

Rreth botës së verës, prodhuesit e zgjuar kanë soditur dhe eksperimentuar me përshtatje, jo vetëm për verat më të nxehta, por edhe për dimrat më të ngrohtë, thatësirat dhe llojin e ngjarjeve të papritura, ndonjëherë të dhunshme që rrjedhin nga ndryshimet klimatike: breshëri të çuditshme, ngrica pranverore, etj. përmbytje dhe zjarre pyjore etj.

Fermerët kanë qenë në vijën e parë dhe kultivuesit e rrushit veçanërisht kanë vërejtur ndryshime të thella në modelet e motit që nga vitet 1990. Në afat të shkurtër, nga këto ndryshime kanë përfituar në të vërtetë disa rajone të caktuara.

Vende, si Anglia, që ishin ‘të padenjë historikisht’ për prodhimin e verës së mirë, u është dhënë mundësia të bashkohen në botën globale të verës, duke shndërruar ekonomitë lokale në proces.

Në zona si Burgundy, Barolo, Champagne dhe Mosel dhe Rhine Valleys të Gjermanisë, ku dikur vreshtat e mëdha dikur ishin të rralla, sezonet me rritje të ngrohtë e kanë bërë shumë më të lehtë prodhimin e verërave të jashtëzakonshme. Kjo rrugë prosperiteti ka ndikuar në rritje e vlerës së tokës (dhe çmimet e verës gjithashtu) dhe kjo i ka kthyer fermerët dhe verëtarët në ‘superstarë’ globalë.

Edhe me një sukses të tillë, karakteri i këtyre verërave ka evoluar pjesërisht për shkak të ndryshimit të klimës – në disa raste pjesësisht, në të tjera thellësisht.

Dhe më shumë ndërprerje po vijnë, shumë më shpejt nga çdokush që pritej. Efektet përshpejtuese të ndryshimit të klimës po e detyrojnë industrinë e verës, veçanërisht ata që e shohin verën si një produkt bujqësor dhe jo një pije industriale, të ndërmarrin hapa vendimtarë për t’iu kundërvënë ose përshtatur ndryshimeve.

Deri më tani, këto përpjekje janë përqendruar në pesë faktorë që janë thelbësore për rritjen dhe prodhimin e verës.