Një filxhan kafe është thuajse i pashmangshëm për të gjithë. Kafeja preferohet kudo, qoftë në tavolina bisedash  apo orare të gjata pune. Megjithatë nuk duhet harruar se përveçse është një stimulant i mirë për organizmin dhe trurin ka edhe ndikime negative. Ja disa prej tyre

 

Përse duhet të konsumojmë kafenë:

Antioksiduesit

Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanë efektet antioksiduese varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja.

Diabeti

Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktive kundër zhvillimit të diabetit tip 2. Një studim amerikan ka zbuluar se konsumimi i matur si i kafenesë të dekafenizuar dhe asaj të kafenizuar mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Ceroza e mëlçisë

Pirja e kafesë mund të mbrojë nga çiroza e mëlçisë, veçanërisht ndaj cerozës alkoolike.

Gurët në veshka

Konsumimi i kafesë ulë rrezikun e formimit të gurëve në veshkë. Kafeja rrit vëllimin e urinës kështu ndihmon në parandalimin e kristalizimit të kalciumit të acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshkë.

Përmirësim të performancës mendore

Kafeina në kafe është një stimulant mirë i njohur. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe përqendrimin. Një filxhan kafe gjithashtu mund të ndikojë në përpunimin e informacionit.

Sëmundja e alcajmerit

Konsumimi i rregullt i kafesë duket se mbron njerëzit kundër sëmundjes së alzhemerit. Një studim i fundit ka treguar që kafeneja, ekuivalent i pesë filxhanëve në ditë, ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru.

Astma

Kafeina në kafe është e lidhur me teofilinë, një medikament i vjetër i astmës. Kafeina mund të hapë rrugët e ajrit dhe përmirësojë simptomat e astmës.

 

Përse nuk duhet të konsumojmë kafenë:

Sëmundja e zemrës

Lidhja mes konsumit të kafesë dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare është ekzaminuar në shumë studime por rezultatet mbesin kundërthënëse. Shumica e studimeve nuk kanë zbuluar që konsumi i kafesë të jetë i lidhur me rritje të rëndësishme të rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare. Në njërën anë përzierjet organike të natyrshme që ndodhen në kafenë e pa filtruar rrisin rrezikun për sëmundjen koronare të zemrës.

Kolesteroli

Konsumimi i tepërt i kafesë të valuar ngre nivelet e kolesterolit LDL (kolesteroli i keq). Kafeja e pafiltruar përmban dy përzierje kafestol dhe kahveol që rrisin kolesterolin.

Hipertensioni

Edhe pse konsumimi i kafesë nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, përsëri prodhon efekte jo të favorshme në shtypjen e gjakut dhe njerëzit e prirur ndaj hipertensionit mund të jenë më të cënuar. Një studim i fundit italian ka zbuluar se pirja e kafesë mund të rrisë pak rrezikun e zhvillimit të hipertensionit te persona me shtypje të ngritur të gjakut.

Osteoporosis

Pirja e kafesë mund të nxisë nxjerrë ekstra urinare të kalciumit. Konsumimi i tepërt i kafesë (4 filxhanë = 600ml apo më shumë) mundet në mënyrë modeste të rrisë rrezikun për Osteoporosis, veçanërisht tek gratë që marrin sasi të vogla kalciumi.

Gjumi

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm për efektet stimuluese të kafeinës. Sasi të mëdha të kafeinës para se të flemë mund të shkaktojnë parehati dhe vështirësi në fjetje, tendencë që të zgjoheni më shpejte nga zhurma të vogla dhe zvogëlim të kualitetit të gjumit në përgjithësi.

Dehidratimi

Kafeina në kafe është diuretik i mesëm dhe mund të rrisë jashtëqitjen urinare. Ky efekt i lehtë mund të neutralizohet me pirjen e një gote ujë ekstra bashkë me kafenë.

Varësia

Kafeina është një lloj droge, stimulant i sistemit nervor qendror, ndaj rrjedhimisht prodhon varësi. Tërheqja nga kafeina është një sindromë real. Ju ndoshta mund të përjetoni disa ditë me dhembje koke dhe irritim nëse vendosni të lini pirjen e kafesë. Megjithatë për t’u shkëputur nga kafeja nuk është e vështirë. Varësia mund të zgjasë fare pak ditë.