Aftësitë ndërpersonale janë thelbësore për të bindur dhe motivuar partnerët brenda dhe jashtë organizatës, sidomos nga liderët e mirë. Por, eksperienca ka treguar se jo te gjithë drejtuesit mund të drejtojnë në një ambient të cilin e bëjnë të pakënaqur për punonjësit e tjerë. Çfarë duhet të kemi parasysh?


Pranoni rëndësinë e ndjeshmërisë

Një nga faktorët që ndikojnë negativisht në udhëheqje është të qenit i pandjeshëm dhe i pakujdesshëm në lidhje me nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve. Që të jenë efektivë, menaxherët duhet të krijojnë marrëdhënie pune me të tjerët, bazuar në besim, respekt dhe kujdesi, si dhe të tregohen të ndjeshëm ndaj opinioneve, ndjenjave dhe interesave të të tjerëve kur komunikojnë me ta.


Krijoni marrëdhënie joformale

Përdorni ndërveprimet joformale me kolegët, superiorët dhe vartësit si një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira pune. Përdorni mirësjelljen si “një buzëqeshje” apo një përshëndetje kur i takoni rastësisht. Trajtojini bashkëpunëtorët me respekt dhe mos u tregoni paragjykues kur komunikoni me ata.


Tregohuni i afrueshëm

Nëse punonjësit ju konsiderojnë të paafrueshëm, pyesni veten se përse ndodh kjo. Përpiquni vazhdimisht të ndërveproni jo formalisht me kolegët dhe merrni në konsideratë zbatimin e strategjisë “me derë të hapur”.

Bëni përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e punës që nuk janë të forta. Vlerësoni kolegët me të cilët punoni rregullisht dhe identifikoni ata me të cilët keni marrëdhënie jo të forta.

Barrierat ndërpersonale

Identifikoni barrierat që ndërhyjnë në marrëdhëniet e punës dhe vendosni se si mund t’i kapërceni. Perceptojini këto probleme ashtu siç i shikoni dhe përpiquni të zgjidhni problemet e tjera me të cilat përballeni si menaxher. Ato janë një sfidë që mund dhe duhet ta kapërceni.

Vullnet për t’u përshtatur

Zgjidhja e diferencave ndërpersonale kërkon që të njihni aspekte të sjelljes së personit tjetër. Disa probleme mund të kërkojnë aftësi për të përshtatur mënyrën e sjelljes kur ndërveproni me të tjerët. Në këto raste, është e rëndësishme ta konsideroni situatën nga perspektiva e personit tjetër dhe të kuptoni arsyet pse ata sillen në atë mënyrë. Në disa raste, arsyet nuk janë as egoiste, as të këqija, thjesht janë unike. Veçantia individuale është baza e diversitetit, që është thelbësore për përshtatshmërinë dhe elasticitetin e çdo organizate.

Nga ana tjetër duhet të pranoni se të tjerë i perceptojnë pikëpamjet e tyre të vlefshme po aq sa ato që ju prezantoni. Gjithmonë do të ketë disa individë që nuk do t’ju binden plotësisht.

/FORBES