Disa këshilla për të ushtruar një aktivitet fizik efektiv gjatë verës, një periudhë gjatë së cilës shkon me pushime edhe dëshira për të qëndruar në formë.
Praktikoni ushtrime fizike të paktën tre herë në javë: 40 minuta not, ecje e shpejtë ose vrap për më të trajnuarit. Ky lloj aktiviteti do të mbajë nën kontroll yndyrnat dhe do të bëjë aktiv dhe efikas sistemin kardiovaskular dhë atë të frymëmarrjes.
Mbani aktiv muskujt tuaj me ushtrime të thjeshta statikë: duke u përkulur në kofshë, për të tonifikuar pjesën e pushtme të trupit, shtytjet dhe tërheqjet do të ‘trajnojnë’ trungun.
Për pjesën e barkut do të mjaftonin dy ose tre seri me nga 15 radhë mbledhjesh në tokë.
Shoqëroni me këto aktivitete disa ushtrime zgjatimi.
Pini vazhdimisht në gllënjka të gjatë ditës: me të nxehtin trupi eleminon sasi të mëdha të lëngshme. Hidratimi i varfër, përveç të qënit një rrezik për shëndetin, prodhon gjithashtu efektin e ‘zbrazjes’ së muskujve që do të shfaqet më pak tonik.
Hani fruta dhe perime, të cilat mbajnë ekuilibrin e ujit dhe japin një ndjesi ngopje, përvec faktit që ndihmojnë për të moderuar konsumin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave të ngopura.
Flini të paktën 7 orë gjatë natës për të ndihmuar funksionimin e duhur të metabolizmit dhe për të rifituar energjinë e nevojshme për ditën.