Fytyra është gjëja e parë që secili prej nesh shikon në fillim, prandaj pse të mos kemi gjithmonë një fytyrë sa më të re duke sfiduar në këtë mënyrë edhe moshën.

Pjesa poshtë syve është një prej zonave më delikate dhe që një numër i konsiderueshëm femrash e kanë shumë problem. Nëse ju nuk kujdeseni për sytë tuaj, nuk ka fare rëndësi sesa e kuruar mund të jetë lëkura juaj!

 

Faktorët nxitës

Qeskat ose rrathët e zinj poshtë syve nuk janë rezulat i pagjumësisë apo i stresit. Ato janë të shkaktuara nga kapilarë të dëmtuar të cilët bëjnë që gjaku të jetë shumë afër sipërfaqes së jashtme të lëkurës.

Me kalimin e moshës lëkura juaj bëhet akoma edhe më e brishtë dhe një gjë e tillë i bën akoma edhe më të dukshme kapilarët e dëmtuar poshtë syve. Kjo ju bën juve të dukeni sikur keni kaluar një natë fare pagjumë apo edhe sikur dikush mund t’ju ketë goditur.

Një tjetër faktor që ndikon në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve është edhe ekspozimi i tepërt në diell. Lëkura jonë është shumë e ndjeshme dhe pigmenti i lëkurës reagon duke na dhënë si rezultat rrathët e zinj apo edhe njolla të ndryshme në lëkurë.

E konsideruar nga shumë estetistë si një prej zonave më delikate, ndaj duhet të tregohet shumë kujdes. Fatmirësisht, kirurgjia plastike nuk është e vetmja zgjidhje.

Si t’i evitojmë

Ka shumë e shumë mënyra përpara se të shkohet te kirurgjia plastike. Një metodë mjaft e mirë janë bustinat e çajit. Mbasi mbaroni së përgatituri çajin mos i hidhni bustinat. Shtrydhini mirë dhe më pas vendosini sipër syve.

Mbajini për një kohë prej 20 minutash. Përsëriteni këtë gjë për dy javë në vazhdimësi dhe do të shikoni që rrathët e zinj poshtë syve nuk do të jenë më një prej problemeve tuaja.

Një gotë me ujë të ngrohtë dhe me një kokërr limoni të shtrydhur brenda është një tjetër mënyrë mjaft efikase për t’i luftuar ato. Mundohuni ta pini esell në mëngjes. Një gjë e tillë shërben edhe për të pastruar mëlçinë sepse luan rolin e një detoksifikuesi.

Ekzsitojnë edhe një numër shumë i madh dietash të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek zona poshtë syve. Nëse organizmi nuk merr sasinë e duhur të ushqyesve që ka nevojë, ai krijon insufiçenca të cilat duken në pjesët më delikate të trupit, ashtu siç janë edhe rrathët poshtë syve.

Një dietë e pasur me peshk, fruta të freskta, perime është gjithmonë idealja. Mos harroni pa konsomuar mëngjesin, i cili është shumë i rëndësishëm.

Pse krijohen rrathët poshtë syve

Lëkurë e hollë

Lëkura poshtë syve është shumë e hollë dhe e brishtë, ndaj ajo i tregon të gjitha problemet që mund të ketë, si pasojë e së cilës krijohen edhe rrathët e zinj.

Me kalimin e moshës ajo bëhet akoma edhe më e dobët ndaj duhet të tregoni shumë kujdes, sidomos edhe ndaj ekspozimit të tepërt në diell.

Alergjitë

Rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë edhe si rezultat ndaj alergjive të ndryshme si psh: pluhurit, kafshëve shtëpiake, etj. Fërkimi i shpeshtë i syve nga alergji të tilla ju çon në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve.

Edhe alergjitë ndaj ushqimit mund t’ju çojnë në të njëjtin rezultat.

 

Gjenetike

Mund të bëhet fjalë edhe thjesht për çështje gjenetike dhe gjejnë shprehje tek ata pjestarë të cilët kanë lëkurë më të hollë.

Mungesa e gjumit

Pak më sipër u tha, që kjo nuk është një prej arsyeve më të rëndësishme por jo që nuk ndikon plotësisht. Pangopja me gjumë i bën sytë që të duken më të zbehtë

dhe si pasojë i bën më të dukshme kapilarët e gjakut, që të japin impresionin e rrathëve të zinj.

Anemia

Pothuajse të gjithë personat anemikë vuajnë nga një gjë e tillë. Mungesa e hekurit krijon një nxirje të zonës poshtë syve.

Dehidratimi

Dehidratimi mund të jetë një prej shkaqeve krysore që mund të çojë në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve.

Disa prej kurave më të thjeshta

1. Pini sa më shumë ujë.

2. Bëni kujdes ndaj rrezeve të rrezikshme. Përdorni kremra me mbrojtje të lartë sidomos gjatë ekspozimeve të para në diell.

3. Pushoni sa më shumë.

4. Mos harroni bustinat e çajit. Mbas shijimit të tij mos i hidhni dhe vendosini tek pjesa e syve.

 

5. Vendosni lëkura kastraveci si tek pjesa e qepallave ashtu edhe tek pjesa poshtë syve.

6. Bëni kujdes ndaj përdorimit të tepërt të kripës.

7. Konsumoni sa më shumë produkte që kanë në përmbajtje të tyre elementë antioksidues dhe vitaminë C, e cila ndihmon në forcimin e mureve të pllakzave të gjakut.