Papunësia shënoi rritje në vitin 2020-s, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë në aktivitetet ekonomike, por ndërkohë paga mesatare vijoi rritjen. INSTAT ka publikuar raportin mbi tregun e punës 2020.

Shkalla zyrtare e papunësisë në vitin 2020, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,7%  dhe shënon një rritje me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019. Për meshkujt, shkalla e papunësisë është 0,4 pikë përqindje më e ulët sesa për femrat.

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2020, numri i personave në forcën e punës është 1.407.934 persona. Femrat përbëjnë 44,6 % të forcës së punës dhe meshkujt 55,4 %. Të punësuar janë 1.243.345persona, ku femrat përbëjnë 44,5 % të të punësuarve dhe meshkujt 55,5 %. Numri i tëpapunëve vlerësohet të jetë 164.613persona, ndër të cilët 45,5 % janë femra dhe 54,5 % janë meshkuj.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 1564 vjeç është 69,1 %. Për meshkujt e moshës 1564 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.Shkalla e punësimit për popullsinë 1564 vjeç është 60,6 %.

Shkalla e punësimit për femrat është 53,6 % dhe për meshkujt 67,8 %. Hendeku gjinor në punësim për këtë grupmoshë është 14,2 pikë përqindjenë favor të meshkujve.Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43,4 % dhe 36,1 % të të punësuarve gjithsej.

Në vitin 2020, rezulton se 46,1 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 33,3 % janë të vetëpunësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 20,6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

 

 

Pagat në rritje

Në  vitin  2020, paga  mesatare  bruto  për  një  të  punësuar  me  pagë në  Shqipëri  është  53.662  lekë.

Krahasuar me vitin 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri u rrit me 2,4%. Paga  mesatare  mujore  bruto  është  mbi  nivelin  mesatar  për  aktivitetet  ekonomike  si: Aktivitetet Financiare dhe të sigurimit, Informacioni dhe komunikacioni, Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Ndërsa aktivitetet ekonomike me pagë poshtë nivelit mesatar janë: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi  i  automjeteve  dhe  motorçikletave;  transporti  dhe  magazinimi;  aktivitetet  e  akomodimit  dhe shërbimit ushqimor; dhe Bujqësia, Silvikultura dhe Peshkimi.

Hendeku gjinor në paga është 6,6%. Hendeku gjinor në paga është më i theksuar mes punonjësve që janë të punësuar në ndërmarrjet ekonomike që i përkasin grup-aktivitetit ekonomik “Industria nxjerrëse; përpunuese;  energjia  elektrike,  gazi,  avulli  dhe  furnizimi  me  ajër  të  kondicionuar;  furnizimi  me  ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit”, ku arrin vlerën 31,9%.

Gjatë vitit 2020, 26,2% e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore  bruto  deri  në  nivelin  e  pagës minimale  zyrtare.  Për  vitin  2020,  paga  minimale  zyrtare  është 26.000 lekë.

 

 

Ulet papunësia tek të rinjtë

Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 26,5% (27,0% për meshkujt dhe 25,9% për   femrat).   Krahasuar   me   vitin   pararendës,   shkalla   e   papunësisë   së   të   rinjve   ka   rënë   me 0,7pikë përqindje.

Në  vitin  2020,  të  rinjtë  e  moshës  15-29  vjeç  të  cilët  nuk  janë  të  punësuar  dhe  nuk  janë  duke  ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 27,9 % të të rinjve gjithsej.

Në grupin e të rinjve që nuk janë të punësuar dhe nuk janë as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, 35,1 % klasifikohen si të papunë. Pjesa tjetër, janë jashtë tregut të punës për arsye se janë ose  të  dekurajuar  (15,2  %),  ose  duke  përmbushur  detyra  dhe  përgjegjësi  familjare  (16,6  %),  ose  për arsye të tjera (33,1 %).

Në  vitin  2020,  grup-profesionet  më  të  paguara  janë:  Ligjvënësit,  nëpunësit  e  lartë  të  administratës shtetërore  dhe  drejtorët  ekzekutivë;  Specialistët  me  arsim  të  lartë  (profesionistë);  dhe  Teknikët  dhe specialistët  në  zbatim.  Ndërsa  grup-profesionet  me  pagë  nën  nivelin  mesatar  janë:  Punonjës  të kualifikuar  të  bujqësisë  pyjeve  dhe  peshkimit;  punëtorët  e  profesioneve  elementare;  dhe  zejtarët, artizanët dhe profesione të lidhura me to.

 

Në Gjirokastër “punohet” më shumë, në Lezhë më pak

Një  analizë  mbi  baza  rajonale,  tregon  që  në  vitin  2020,  qarqet me  shkallë  punësimi  më  të  lartë  për popullsinë 15-64 vjeç janë: Gjirokastra(69,0%) dhe Korça(61,1%). Ndërsa qarqetme shkallë punësimi më të ulët janë qarku i Lezhës (33,7 %) dhe i Dibrës (44,7 %). Qarqet me shkallë papunësie më të lartë janë qarku i Lezhës me 22,2% dhe i Vlorës me 16,6%.Në vitin 2020, në qarkun e Tiranës, punësimi në bujqësi zë një përqindje shumë të vogël të punësimit gjithsej (7,3 %). Pjesa më e madhe e të punësuarve janë të angazhuar në sektorin e shërbimeve    (66,3 %) dhe një peshë të konsiderueshme zë edhe industria (26,3 %).

 

 

/MONITOR.AL