Stresi, ankthi dhe vetmia janë rritur në mesin e njerëzve që punojnë, sipas një sondazhi të ri, nën vazhdimësinë e pandemisë së koronavirusit.

Më shumë se gjysma e të rriturve që punojnë përjetuan ankth në lidhje me sigurinë e tyre në vendin e punës dhe stres për shkak të rimodelimit të punës, sipas një sondazhi të Ipsos, për llogari të Forumit Ekonomik Botëror (WEF).

Me virusin që vazhdon të prekë çdo rajon të botës, rezultatet nxorën në dritë përçarjen e përhapur në jetë dhe tregojnë se si efektet shkojnë përtej shëndetit fizik, në shëndetin mendor dhe modelet e përditshme të punës.

Midis atyre që ishin në gjendje të punonin nga shtëpia, presionet familjare, gjetja e një ekuilibri punë-jetë dhe ndjenjat e vetmisë dhe izolimit u cituan si në rritje ndërsa pandemia ndërpreu jetën dhe praktikat e vendosura prej kohësh.

Disa u preken më shumë se të tjerët

Ndërsa për disa, puna nga shtëpia ka qenë e favorshme, për të tjerë ka pasur kufizime.

Një pjesë e madhe e fuqisë punëtore globale ka patur ose aspak mundësi për të punuar në distancë, me punë që kërkojnë makineri ose kontakt fizike. Më shumë se gjysma e njerëzve të anketuar midis 20 nëntorit dhe 4 dhjetorit 2020 kanë punuar nga shtëpia, ndërsa 32% kanë punuar orë më të gjata, 32% kanë punuar më pak orë, 30% kanë marrë pushime dhe 15% kanë lënë punën e tyre.

Të tjerët raportuan rënie të produktivitetit, duke punuar shumë herët në mëngjes ose shumë vonë natën dhe vështirësi në kryerjen e punës për shkak të ngritjes joadekuate të zyrës në shtëpi.

Raporti gjithashtu tregoi ndryshime nga vendi në vend. Ndërsa rreth gjysma e të anketuarve thanë se ndiheshin të vetmuar kur punonin në distancë, kjo ndryshonte nga 75% në Turqi në vetëm 24% në Japoni. Shumica e vendeve treguan se më shumë se 40% e punëtorëve në shtëpi ndiheshin të izoluar.

Dhe gjetjet treguan se pandemia po jep pasoja mbi të tjerët, me njerëz nën moshën 35 vjeç, pronarë biznesi, vendimmarrës, punëtorë me të ardhura më të ulta dhe gra të prirura të raportojnë efekte negative në mirëqenien e tyre.

Një “trashëgimi” e shtrenjtë e shëndetit mendor

COVID-19 ka të ngjarë të lërë një trashëgimi të problemeve të shëndetit mendor, sipas një studimi të Universitetit të Sidneit për Forumin Ekonomik Botëror, i cili hulumtoi se si krizat e kaluara ekonomike kishin lënë një efekt “gjurmë’ në shëndetin mendor të të rinjve. Hulumtimi sugjeroi që ndërhyrjet dhe investimet e duhura mund të ndihmojnë në zbutjen e ndikimit.

“Kostoja kumulative e parashikuar e produktivitetit të humbur e lidhur me shqetësimet psikologjike, shtrimet në spitale dhe vetëvrasje gjatë periudhës 2020-2025 vlerësohet në 114 miliardë dollarë”, thonë studiuesit.

Të dy institucionet thonë se ekziston një mundësi për të ulur këtë kosto, me veprime të synuara. Nga ndërhyrjet e stimuluara, programet e punësimit janë strategjia e vetme më efektive për zbutjen e ndikimeve të pafavorshme të shëndetit mendor të krizës së Covid-19./WEF