Stresi i lartë familjar mund të ndikojë në sistemin imunitar të fëmijëve. Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Universiteti Jönköping, Suedi, dhe publikuar në Journal of Immunology.

Shkencëtarët kanë zbuluar se fëmijët që vinë nga familje ku ka nivele të larta të stresit kishin nivele më të larta të kortizolit, një tregues biologjik i stresit. Përveç kësaj, theksojnë shkencëtarët, situata ndikon negativisht në sistemin imunitar duke e bërë trupin më pak rezistent ndaj sulmeve patologjike.

Bazuar në studimin që përfshiu familje me fëmijë nën pesë vjeç ekspertët kanë verifikuar që fëmijët që jetojnë situata më komplekse, rezultojnë të prekur thellë nga ajo që ndodh në shtëpi. Një problem që përkeqësohet në qoftë se situatat e padëshiruara zgjasin për një kohë të gjatë.

Në fakt, trupi ynë mund të mbrojë veten nga stresi i çdo dite, kur ai është me kohëzgjatje të shkurtër, ndërkohë që rezulton më i komplikuar për të mos u përballuar efektet negative në rastet kur situata stresuese zgjatet në kohë dhe janë të mundshme edhe reagime të tipit autoimun. Përveç kësaj, shkencëtarët theksojnë, stresi ndikon negativisht në sistemin imunitar duke e bërë trupin më pak rezistent ndaj sëmundjeve të ndryshme.