Darka është një kohë e rëndësishme e ditës për të mbledhur familjen. Të darkoni me fëmijët i ndihmon ata të performojnë më mirë në shkollë, veçanërisht në matematikë. Këtë fakt e zbulon një studim nga ‘Consejo Escolar de Estado’, organi më i lartë spanjoll për sa i përket arsimit. Sipas hulumtimit, ka dallime deri në dy pika në performancën ndërmjet fëmijëve ku familjet përfshihen në jetën e tyre shkollore dhe atyre që duhet t’ia dalin mbanë vetë.

Dhe momenti për të mos u nënvlerësuar gjatë ditës është pikërisht darka, duke qënë se është vakti kur familja ka më shumë kohë të qetë për të folur. Mëngjesi në fakt konsumohet shpesh me nxitim, me syrin tek ora, dhe në drekë fëmijët dhe prindërit gjenden pothuajse gjithmonë në vende të ndryshme.

Pra darka është pikërisht momenti ideal për të shkëmbyer eksperiencat ditore dhe për t’i njohur edhe më mirë prindërit.

-Televizori dhe iPhone duhen mbajtur fikur.

-Vakti duhet të përfaqësojë një moment qetësie, për të ri-bashkuar familjen.

-Duhen bërë përpjekje për të evituar përplasjet nëse mami dhe babi punojnë në mbrëmje.

-E rëndësishme është që fëmijëve të mos i mungojnë mundësitë e takimeve, konkretë dhe reale, me prindërit e tyre. Nëse nuk është e mundur të darkoni sëbashku është mirë që të kërkohen dhe krijohen kushte të tjera për të shpenzuar kohë së bashku.