Ajo që ka rëndësi është se gjithmonë televizori na ka bërë viktima të tij, sepse ai na ka mësuar si të vishemi bukur dhe të ndjekim modën.

rej kohësh ekrani ndikon në zgjedhjet dhe shijet e publikut. Për shembull, në Amerikë është duke u transmetuar një serial i famshëm televiziv,

“Mad Men”, që ka risjellë në modë veshjet dhe kostumet e viteve ‘60: me funde deri te gjuri, perla në qafë, bluza apo xhaketa të vogla e të ngushta. Një kthim dinjitoz në të kaluarën.

Moda borgjeze me jelek dhe këmishë për meshkujt dhe kostume elegante për femrat, ka shpërthyer në vitrinat e Manhatanit si risia e sezonit vjeshtë-dimër. Nuk është rastësi që modelet e frymëzuara nga serialet televizive të triumfojnë kudo.

Ndikimi i ikonave të modës

Fustani i zi i Odri Hepbërn, i shfaqur në filmin “Mëngjes te Tifani”, mbetet simbol historik i elegancës, për të cilin dhjetëvjeçarë pas dhjetëvjeçari janë matur dizenjuesit më të mëdhenj të planetit,

Iv Sant Loren te Balenciaga, që shiti 2 milionë kopje në kohën kur doli. Pikërisht për thjeshtësinë që e karakterizon, fustani më i famshëm në botë është një nga veshjet më të vështira për t’u krijuar në mënyrë të përshtatshme.

Por të mos harrojmë setin e bluzave, që pasi fisnikëruan shumë femra të bukura nga vitet ‘50 e më pas, filluan sërish të shkëlqejnë të veshura nga biondja Nikol Kidman. Po ashtu edhe trikuartet,

të ideuara në fillim të shekullit të kaluar nga Tomas Bërbëri e të cilësuara si veshje ushtarake, sot janë padyshim veshja më e pëlqyer për shumë nga yjet e kinematografisë dhe muzikës.

Pastaj, sërish në modë edhe këpucët e sheshta, aq të preferuara nga Brizhit Bardo dhe pantallonat në stilin “Capri”, të dashurat e Merlin Monrosë.

Edhe vargu i perlave, të vërteta apo false, siç predikonte “Chanel”, dhe gjithashtu “Kelly”, çanta e ideuar nga Hermes, për t’i bërë homazh Grejs Kellit, edhe sot e pamundur për shkak të rekordit të shitjeve.

Veshje që pëlqehen, sepse nuk njohin kufij mes brezash; sepse mund t’i veshësh edhe kur je 18 vjeç, por edhe kur je 70; sepse përgjatë viteve i kemi parë të vishen nga femrat më të famshme në botë, që nga mbrëmjet elegante e deri në plazhin e San Tropesë.

Moda përsëritet

“Janë dhe do të jenë gjithë kohës në modë, sepse janë veshje që nuk vdesin kurrë”, tregon stilisti i mirënjohur, Roberto Cavalli, që në listën e veshjeve të cilat nuk “do të vdesin” kurrë, nuk harron të shtojë edhe xhinset.

Bëhet fjalë për veshje klasike që e bëjnë look-un e grave të përshtatshëm për çdo rast dhe që mund të aktualizohen me pak ndryshime të vogla brenda pak minutave. Të njëjtën ide me të ndan edhe stilistja Alberta Ferreti.

“Mund të vazhdojnë të përdoren, mjafton që të dish t’i përziesh me veshje më bashkëkohore dhe t’i bësh aktuale me pjesë të reja”, tregon ajo. Ndonjë shembull? “Që perlat mund t’i vësh edhe me një veshje sportive, këmishën e bardhë po ashtu mund ta veshësh dhe nëpër mbrëmje,

mjafton që të jetë material i mëndafshtë, ndërsa këpucët e larta mund t’i veshësh edhe me xhinse. Kjo është pikërisht ajo që unë dua të bëj në koleksionet e mia. Të përziej çdo gjë, mjafton që të duken bukur”. Kohë më parë, stilistja Koko Shanel thoshte: “Moda plaket, ndërsa stili ngelet i njëjtë gjithmonë”.

Në vitin 1934, kur Clark Gable në “Ndodh një natë” hoqi këmishën duke treguar kraharorin pa veshur poshtë bluzën e bardhë, shitjet e saj ranë me 75 për qind në të gjithë planetin. Eh, fuqia e ekranit. Po ashtu, modelet “active wear”, bluzat prej pambuku,

pantallonat sportive, të zgjedhura nga Jennifer Beals në “Flash dance”, kanë mbushur tashmë rrugët dhe palestrat e gjithë botës.

Disa prej tendencave të reja

Pa harruar të përmendim  këtu edhe koleksionin e Bershkas per sezonin e ngrohtë, paraqet në mënyrë të përsosur shpirtin pranveror dhe veror, ndërsa kjo markë të modës plotësohet me një prekje të viteve të pesëdhjeta,

stilin parisien të rastit, periudhën e diskove të viteve të tetëdhjeta dhe stilin e rokut.

Kompania spanjolle e modës Bershka ka arritur që të okupojë tregun me linjat e saj të modës, të mbushura me veshjet e zakonshme dhe ato magjepsëse. Ata të cilët dëshirojnë të ndryshojnë imazhin ose mbushjen e dollapit me tesha të reja,

do ta kenë lehtë të zgjedhin diçka nga koleksioni pranverë/verë i Bershkas, sepse aty ka diçka për të gjithë.

Ndryshojeni stilin tuaj sipas disponimit. Kur të jeni në kërkim të romancës dhe elegancës subtile- vendosni për dantellë, gajtanë, si edhe ngjyra neutrale (ngjyrë të rërës, të kuqe të lehtë…). Kur keni nevojë për diçka të përditshme,

kombinojini xhinset me bluzë pa jakë ose këmisha të ndryshme. Ndërsa kur dëshironi diçka krejt të pazakontë vendosni për ngjyrat intensive të vendosura në ato tërësisht kontraste.