Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë. Rreth 1 në 8 gra të lindura sot në Shtetet e Bashkuara u shfaqet kanceri i gjirit në një moment në jetë.

Lajmi i mirë është se shumica e grave mund të mbijetojnë nga kanceri i gjirit, nëse ai gjendet dhe trajtohet herët. Një mamografi – testi i ekzaminimit për kancerin e gjirit – mund të ndihmojë në gjetjen e kancerit të gjirit herët, kur është më e lehtë për t’u trajtuar.

Muaji Kombëtar i Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit-TETORI- është një shans për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e gjetjes së hershme të kancerit të gjirit.

Si mund të ndryshojë apo sensibilizojë Muaji Kombëtar i Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit?

Ne mund ta përdorim këtë mundësi për të përhapur fjalën në lidhje me ndërmarrjen e hapave për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Bëj një ndryshim! Përhapni fjalën për mamografitë dhe inkurajoni komunitetet, organizatat, familjet dhe individët që të përfshihen.

Këtu janë disa ide:

– Kërkojuni mjekëve dhe infermierëve të flasin me gratë në lidhje me rëndësinë e kontrollit për kancerin e gjirit.
– Inkurajoni gratë e moshës 40 deri në 49 vjeç të flasin me mjekët e tyre se kur të fillojnë të kryejnë mamografi.
– Organizoni një ngjarje për të biseduar me gratë e moshës 50 deri në 74 vjeç në komunitetin tuaj, në lidhje me kryerjen e mamografive çdo 2 vjet.

Po në Shqipëri?
Në Shqipëri kanceri i gjirit ka tendencë në rritje. Ai prek afro 600 gra dhe vajza në vit, prej të cilave një e treta humb jetën. Kjo betejë për jetën bëhet edhe më e vështirë për të prekurat me mundësi ekonomike të pakta, pasi kostoja e kurimit është mjaft e lartë dhe atyre u duhet të përballen me mangësi të shumta në spitalet shtetërore që nga barnat dhe deri tek aparaturat. Vitin e fundit autoritetet shëndetësore thonë se i kanë plotësuar nevojat për kurim, duke zgjeruar dhe hartën e kimioterapisë në disa spitale rajonale. Masë e rëndësishme mbetet kapja në fazë të hershme dhe zyrtarët raportojnë se kanë shtuar mamografitë lëvizëse në të gjithë vendin. Kjo ka sjellë vdekshmëri në ulje, edhe pse rastet e prekjes nga kanceri i gjirit janë në rritje.Sipas statistikave, Kanceri është shkak për vdekjen 16.5% të shqiptarëve dhe në totalin e kancereve ai i gjirit zë 13-14%, ose e thënë ndryshe një në 7 vdekje vjen nga ky kancer. Rreth 80% të grave që preken nga kanceri i gjirit janë mbi 45 vjeç.