Varja e “drynit të dashurisë” nisi në vitet 1980 në qytetin hungarez Pécs. Kjo traditë përfshin dy të dashuruar, një dry dhe një gardh, ose një simbol të rëndësishëm. Lidhja midis drynit dhe gardhit simbolizon përkushtim të përjetshëm

Pécs, Hungari
Ky qytet i bukur hungarez, i cili është shpallur edhe Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, në shpatet e malit Mecsek, është vendi ku filloi gjithçka rreth kësaj tradite romantike. Studentët e dashuruar të Universitetit të Pécs filluan të varnin drynat e dashurisë në një gardh hekuri, që lidh sheshin kryesor me katedralen mesjetare të qytetit. Kjo ide u perhaps shumë shpejt dhe nuk zgjati shumë dhe gardhi u mbush plot me dryna dashurie. Njerëzit varin dryna edhe në vende të tjera rreth sheshit kryesor të qytetit. Pécs menjëherë fitoi reputacionin si një destinacion romantic në mbarë botën.

Romë, Itali
Një skenë e famshme e një libri dhe më pas një filmi të famshëm Italian ishte nisma e kësaj tendence tashmë popullore para shumë vitesh. Në film, një çift adoleshent shkruajnë emrat në dry, e varin atë në një shtyllë ndriçuese në Ponte Milvio dhe e hedhin çelësin në lumin Tiber. Ky ritual u imitua rregullisht më vonë nga adoleshentët romakë – aq shumë sa kjo shtyllë ndriçuese u përkul nga pasha e drynave.

Paris, Francë
Urat më të rëndësishme mbi lumin Sena tregojë shfaqje dashurie nga më të ndryshmet, me drynat e lidhura në të. Edhe pse në disa prej tyre, janë marrë masa për heqjen e dëshmive të tillë, është e pamundur që një ccift i dashuruar të mos shfaqë betime në Paris.