Trio e mrekullive përbëhet nga Parisi, Londra dhe Roma. Tre metropolet ia kanë dalë të lënë pas edhe destinacione parajsë si Bali në Indonezi, Marrakeshi në Marok apo Stambolli në Turqi.

Këta janë fituesit absolutë të edicionit të ri të Travelers’ Choice Destinations Awards 2018, çmimet ‘Oscar’ të turizmit që jepen nga TripAdvisor.
Fituesit janë përcaktuar duke përdorur një algoritëm i cili bazohet tek sasia dhe cilësia e përshtypjeve dhe pikëve të mbledhura nga hotelet, destinacionet dhe restorantet e çdo qyteti në 12 muajt e fundit, duke i shtuar edhe interesin e turistëve tek rezervimet në platformën TripAdvisor në këto destinacione.

“Falë trashëgimisë së tij unike, stilit legjendar, pasurisë dhe përvojave të larmishme që ofron, Parisi konfirmon statusin e tij si destinacion i madh turistik, në gjendje të tërheqë një numër në rritje vizitorësh nga e gjithë bota, siç dëshmojnë përshtypjet nga komuniteti i TripAdvisor”, deklaroi Pierre Schapira, president i Office du Tourisme et des Congrès de Paris – pas muajve të vështirë për turizmin parisien, ky lajm shënon rikthimin e plotë të Parisit, i konfirmuar nga rritja e rëndësishme e turistëve në vitin 2017.

“E shikojmë të ardhmen me optimizëm, ngjarjet dhe nismat e reja do të ndihmojnë më tej në suksesin e Parisit”.

TripAdvisor, 10 destinacionet më të mira në botë për vitin 2018

1 Paris

2 Londër

3 Romë

4 Bali

5 Kretë

6 Barcelonë

7 Pragë

8 Marrakesh

9 Stamboll

10 Nju Jork