Tashmë është zbuluar shkaku kryesor për vdekje të parakoshshme: konsumi i ushqimeve të pashëndetshme.

Të dhënat më të fundit kanë gjetur se një dietë e varfër – që përfshin konsum të reduktuar të perimeve, frutave dhe drithërave dhe një sasi më të madhe të mishit të kuq, kripës dhe sheqerit – mund të jetë më vrasëse se duhani dhe alkooli.

Në SHBA, Instituti për Vlerësime Shëndetësore zbuloi se presioni i lartë i gjakut, shkaktar i të cilit është obeziteti, është shkaku më i madh i vdekjeve të parakohshme në botë.

Dhe, konsumi i ushqimeve të pashëndetshme në përgjithësi, eshte karakterizuar me konsum të lartë të mishit të kuq dhe pijeve me sheqer, qe kanë kontribuar në më shumë vdekje se çdo faktor tjetër, për shkak se këto ushqime kontribuojnë në sëmundje të zemrës, infarkt dhe diabet.

108 numëeohen vendet nga të cilat vjen informacioni i përdorur për studim duke nisur nga viti 1990 deri më 2013.

Numri i faktorëve të rrezikut për vdekje të parakohshme rezultonte me nje rritje nga 67 në 79, si pasojë e favorizimit të dietave aspak të shëndetshme.