Jemi në ditët më të ftohta të vitit dhe temperaturat tejet të ulta bëjnë që të kemi më shumë nevojë për energji, të kemi një lekurë të pastër e cila thahet dhe krijon puçra apo skuqje më shpejtë. Gjithashtu, duhen konsumuar ushqimet e duhura edhe për një sistem mbrojtës sa më të mirë. Ja se çfarë duhet të keni parasysh

Studimet e fundit të shkencës kanë vërtetuar se nuk janë vetëm ditët e zymta të vitit të cilat ndikojnë në gjendjen tonë emocionale por mbi të gjitha janë ushqimet që ne konsumojmë. Nëse ushqehemi në mënyrë të shëndetshme i shmangim si zemrës ashtu edhe lëkurës problemet e ndryshme që shkaktohen gjatë periudhës së ftohtë të vitit. Më poshtë do të gjeni disa prej strategjive më të fundit.

Lëkurë e thatë dhe e ashpër

Temperaturat e ulta ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek lëkura juaj. Pasojat mund të jenë nga më të ndryshmet dhe mund të shkaktojnë deri edhe tharje të saj. Një studim i fundit ka treguar se të gjitha femrat të cilat përdorin drithëra dhe kryesisht oriz gjatë vakteve të tyre ushqyese e shmangin një problem të tillë. Mos harroni konsumimin e të verdhës së vezës. Përmban biotin e cila stimulon prodhimin e acideve të ngopura. “Një vezë në ditë mban lëkurën e thatë larg”.

Puçrra dhe skuqje e lëkurës

Temperaturat e ulta dhe i thati gjatë periudhës së ftohtë të vitit e shkatërrojnë lëkurën tuaj sidomos pjesët të cilat janë të ekspozuara më së shumti. Kjo është edhe një prej arsyeve së përse gjatë kësaj periudhe shfaqen puçrra, skuqje dhe irritime të tjera të lëkurës. Një prej kurave më të fundit të dhëna nga disa prej dermatologëve më të njohur në botë është konsumimi i peshkut sidomos i llojit salmon. Pra mos harroni të konsumoni peshk edhe pse në dimër ëhtë më vështirë gjetja e tij, sidomos gatimi dhe pastrimi i tij.

Skitë dhe kremi kundër diellit

Një prej këshillave të një prej dermatologeve më të mira në Denver, Dr. Barbara Reed, është që nëse nisemi për ski të mos harrojmë të marrim me vete kremin kundër diellit. Sipas studimeve rrezatimet ultraviolet rriten me 2% për çdo 305 metra lartësi prandaj bëni ski pasi të jeni lyer me krem kundër diellit. Por kremin kundër rrezeve të dëmshme të diellit mund ta zëvendësojnë fare mirë edhe një trajtimi i përditshmëm i lëkurës sidomos i pjesë poshtë syve më qeska çaji jeshil, çokollatë e zezë dhe ushqime që përmbajnë lycopene, të tilla si domatja, rrushi i kuq, dhe fruti i shalqirit.

Mungesat me energji

Moti zakonisht është i zymtë. Është ftohtë. Gjatë këtyre muajve aktiviteti juaj fizik është shumë i ulët. Ndaj ju duhet të bëni çmos për ta rritur. Filloni duke përtypur një çamçakëz. Një gjë e tillë ndihmon qarkullimin e gjakut në tru. Rriteni këtë veprim duke përdorur shije me mente. Shija e mentes stimulon veprimatrinë e trurit, sidomos gjatë ditëve kur aktiviteti juaj fizik është shumë i ulët.