Pas vitit të vështirë që sapo lamë pas, në të cilin udhëtimet mbetën vetëm një ëndërr, tani një shpresë e re duket në sfond dhe shumë vende kanë nisur të hapin kufijtë për turistët e vaksinuar kundër Covid-19.

Zotërimi i një “pasaporte vaksinimi” në fakt do t’i lejonte vendet të autorizonin udhëtarët të hynin pa pasur nevojë të qëndronin në karantinë dhe të plotësonin kërkesat.

 

Rumania heq kufizimet

Që nga mesi i janarit, vizitorët lejohen të hyjnë në vend pa qenë e nevojshme të qëndrojnë në karantinë nëse mund të vërtetojnë se kanë marrë vaksinën. Nëse vaksinimi kërkon të dyja dozat, ato duhet të merren të dyja të paktën 10 ditë para udhëtimit në Rumani.

 

Islanda, asnjë kufizim duke nisur nga 1 maji 2021

Qeveria islandeze njoftoi se nëse jeni nga një vend që i përket European Economic Area (EEA), udhëtarët që janë vaksinuar kundër Covid-19 do të lejohen të hyjnë pa kufizime duke nisur nga 1 maji 2021. Të gjithë turistët që do të paraqesin një certifikatë ndërkombëtare vaksinimi, nuk duhet t’u nënshtrohen masave të karantinës.

 

Gjeorgjia, e hapur nga 1 shkurti 2021

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se duke nisur nga 1 shkurti 2021, të gjithë turistët ndërkombëtarë që duan të hyjnë në vend, nëpërmjet udhëtimeve ajrore, mund ta bëjnë këtë me kusht që të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës Covid-19 dhe të paraqesin një certifikatë prove. Turistët e vaksinuar mund të vizitojnë Gjeorgjinë pa pasur nevojë të bëjnë një test apo të qëndrojnë në karantinë.

 

Jo më karantinë për Seychelles

Ishujt tropikalë si parajsë të Seychelles rikthehen në hartën e udhëtimeve, të cilët kanë hapur kufijtë për turistët e vaksinuar, që nuk duhet më të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë. Duhet të kenë kaluar minimumi 14 ditë pas vaksinës (duke përfshirë të dyja dozat) që turistët të zbarkojnë në Seychelles dhe gjithsesi të paraqesin si provë edhe një test PCR Covid-19 negativ jo më shumë se 72 orë para nisjes.

 

Liban, jo karantinë, po testeve PCR

Libani njoftoi se turistët që do të paraqesin një certifikatë vaksinimi nuk duhet të bëjnë karantinë. Gjithsesi turistët e vaksinuar duhet të paraqesin një test Covid-19 negativ jo më shumë se 96 orë përpara për të hyrë në vend. Gjithsesi në aeroport, si një masë sigurie, do të bëhet edhe një test i dytë PCR (shpenzim i kompanisë ajrore)

 

Qipro, pa kufizime duke nisur nga 1 marsi 2021

Qipro njoftoi se udhëtarët e vaksinuar kundër Covid-19 nuk do t’i nënshtrohen karantinës duke nisur nga marsi 2021. Ministri i Transporteve, Yiannis Karousos, deklaroi se duke nisur nga 1 marsi 2021, ishulli i bukur grek synon që të hapet pa kufizime ndaj turistëve të vaksinuar.

 

Polonia, stop karantinës 10-ditore

Nga 28 dhjetori, Polonia mori një masë vetizolimi të detyrueshëm prej 10 ditësh për të gjithë njerëzit që hynin në vend. Megjithatë, nëse mund të tregoni një certifikatë se jeni vaksinuar kundër Covid-19, përjashtoheni nga vetizolimi.

 

Danimarka, pasaportë vaksinimi

Danimarka i është futur punës për “pasaportën e vaksinimit” dhe njoftoi se do të shpërndajë edhe pasaporta dixhitale, me të cilat qytetarët jo vetëm do të udhëtojnë, por edhe mund të hanë një darkë jashtë në restorante dhe të marrin pjesë në evente si koncerte dhe festivale.

 

Edhe Greqia, certifikatë vaksinimi

Edhe Greqia po punon për një certifikatë vaksinimi në nivelin e BE-së që do të lehtësonte udhëtimet dhe do të garantonte siguri në destinacione. Kryeministri grek theksoi se certifikata e vaksinimit nuk do të kufizojë në asnjë mënyrë mënyrën e të udhëtuarit dhe siguroi që mbrojtja e të dhënave nuk është në rrezik.

 

Phuket

Sipas Bloomberg, Phuket Chamber of Commerce (Dhoma e Tregtisë së Phuketit) dhe Phuket Tourist Association (Shoqata e Turizmit në Phuket) po planifikojnë të mbledhin fonde për të vaksinuar 70% të banorëve të ishullit mbi 18 vjeç. Plani

Nëse është i suksesshëm, kjo do të thotë se turistët që do të mbërrijnë të vaksinuar nuk do të kenë më nevojë t’u përmbahen kufizimeve të karantinës 14-ditore që aktualisht janë në fuqi në të gjithë Tajlandën. Shpresohet që i ashtuquajturi plani “Phuket First October ” – i cili do të kërkojë miratimin e qeverisë përpara se të finalizohet – do të mundësojë “mijëra europianë të vaksinuar që zakonisht kalojnë muajt e tyre të dimrit në Phuket”, të shpëtojnë industrinë e turizmit të shkatërruar të ishullit.