Shpenzimet janë rritur dhe ju ende nuk po menaxhoni si duhet buxhetin.
Veshjet janë ato që marin “pjesën e luanit” dhe kjo gjë është totalisht e panevojshme. Ju nuk po nisni një garderobë nga zero ndaj veshjet duhet të jenë një nga gjërat për të cilat shpenzoni më rrallë.
Shumëllojshmëria e rrobave që ju kërkojni në varësi të nevojës tuaj është e ndryshme, por ka gjithmonë një mënyrë për të ulur shpenzimet. Më poshtë janë këshilla si të kurseni tek blerjet e rrobave.

Blej rroba të cilësisë të mirë
Kur shpenzoni, mos dilni jashtë parashikimeve dhe blini vetëm gjërat e nevojshme. Dyqanet kanë gjëra shumë të bukura, por juve nuk ju duhen të gjitha.

Blini rroba që i vishni
Kjo do të thotë mos blini diçka që e dini se nuk do e vishni më shumë se pesë herë në vit. Pothuasje është një shpenzim i kotë.

Ruani uljet
Mos vraponi menjëherë tek ardhjet e reja. Blini rroba lehtësisht të kombinueshme. Kjo do t’ju kursejë shumë.

Mos blini rroba kur nuk keni asgjë në shtëpi që mund të shkojnë bashkë
Kjo do t’ju shtyjë më pas drejt blerjeve të tjera.