Nuk mjafton t’ia kërkoni babagjyshit.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla në mënyrë të tillë që të përfitoni një rritje page:

Bazohuni në fakte

Dëshira për të përfituar një rritje page është shumë e madhe por përpara se ta kërkoni një gjë të tillë ju duhet të tregoni që keni një motivim  shumë të lartë në punë. Mlbidhni të gjithë punën tuaj të realizuar deri në momentin që vendosni të bëni një kërkesë të tillë, duke u përqendruar kryesisht tek kontributi që ato i kanë sjellë kompanisë në të cilën punoni. Mbledhja e të gjitha këtyre të dhënave si edhe prezantimi i tyre në mënyrë të organizuar janë disa prej faktorëve kryesorë që vlerësohen nga punëdhënësi.

Informohuni

Përpara se të bëni një kërkesë të tillë, këshillohet që të informoheni në lidhje me pagesën që marrin punonjës të tjerë që janë në të njejtin pozicion si ju. Të kuptoni se sa vleni në tregun e lire të punës, do t’ju ndihmojë që të mos nënvlerësoheni nga të tjerët.

Sa më pak kohë aq më mirë

Mund të ndodhë që drejtori juaj të mos jetë në dijeni për të gjitha progreset që ju keni bërë në një hark kohor të caktuar. Për të shmangur faktin që rezultatet tuaja të mos ju vihen në dukje, krijojini vetes mundësinë që t’i dërgoni përgjegjësit tuaj një raport javor mbi ecurinë e punës suaj. Një kronologji pozitive do t’ju ndihmonte dhe do ta forconte shumë kërkesën tuaj për rritje page.

Zgjidhni momentin e duhur

Nëse arrini të zgjidhni momentin e duhur për ta bërë një kërkesë të tillë, do të ishte një aritje shumë e mirë sepse kjo do të ishte në avantazhin tuaj.

Përgatisni “Planin B”

Nëse rritja e pagës që keni përfituar nuk përmbush pritshmëritë tuaja, këshillohet të përgatisni një plan B, ku duhet që gjithçka ta shikoni ndryshe, për të mos rënë në të njetin gabim.