Më pëlqen Sinqeriteti dhe çiltërsia e tij. Janë të rrallë besoj njerëzit që i kanë të dyja njëkohësisht

E kishe menduar ndonjëherë më parë se do të dashuroje “Gjinin”, katunar e të prapambetur?

Unë veç e dashuroja nga ekrani po se do e dashuroja dhe në të vërtetë, s’ma kishte marrë kurrë mendja. Megjithatë më besoni; është shumë herë më i mirë kështu si Besi.

Çfarë kishe menduar kur e shihje në skenë dhe nuk e kishe njohur ende nga afër?

Ka qenë një nga figurat më të dashura në ekran. Shikoja Besin në televizion dhe pastaj më zinte gjumi… me buzëqeshjen që na jepte

Po kur të ndaloi për herë të parë?

U tregova krejtësisht indiferente (qesh)

Përdori humorin për të të bërë për vete?

Humori ishte një nga armët e tij, por me zemrën që ka më bëri më shumë për vete.

Besi është shumë i pëlqyer nga femrat. Të bezdis ky fakt?

Jo aspak. Përkundrazi. Besi ka krijuar besimin e duhur tek unë ashtu si dhe unë tek ai. Kështu që në këtë pikë s’ka vend bezdisja.

Përveç se të është betuar çfarë ka bërë Besi për të të bindur të mos jesh xheloze?

Besimi te njeri tjetri, komunikimi dhe dashuria që kemi për njeri tjetrin.

Të ndërhyn në muzikë?

Po. Madje me shumë pozitivitet. Ai është iniciatori i këngëve dhe teksteve të mia.

Çfarë këshillash të jep për këngën?

Di thjesht që bën zgjedhjen e duhur.

Cila është ajo karakteristikë e tij pa të cilën nuk do të bëje dot?

Sinqeriteti dhe çiltërsia e tij. Janë të rrallë besoj njerëzit që i kanë të dyja njëkohësisht

Mendon se lidhja me Besin do të të japë një shtysë në karrierën tënde muzikore?

Humori dhe zemërgjerësia e tij patjetër. Ai është shtysa ime kryesore.

Cilat janë impenjimet e tua aktuale?

Aktualisht Topfesti. Më pas përgatitja për klipin veror.

Si të duket kënga e Besit?

Kënga “Katunari gangsta”? Besoj se i ka pëlqyer të gjithëve…dhe mua gjithashtu.

Do të kishit kënduar një këngë bashkë?

Kismet! Në plan e kemi(qesh)

Një person kaq me humor edhe në jetën e përditshme si është kur nervozohet?

S’e kam parë ndonjëherë nervoz…Të paktën me mua. Deri tani jo.

Cila është dëshira jote më e madhe përsa i përket karrierës muzikore?

Të mbahem mend si këngëtare.

Nga Arjan Konomi