Fundi i vitit erdhi me një premierë baleti. Teatri i Operës dhe Baletit pushtohet nga lëvizjet e një trupe të tërë profesioniste për të vendosur fatin e Zhizel

 Kryevepra klasike franceze rikthehet sërish në skenë pas 13 vitesh, edhe pse koha e saj e lindjes i përket 1840-ës. Romancë, dhembje por edhe triumf në TOB.

Lëvizje perfekte të trupit dhe fytyrës. Enada Hoxha sjell Zhizelin shqiptar, ndërsa Gerd Vaso dhe e tërë trupa përcjellin shpirtin e shfaqjes “Zhizeli” është vënë po nga Agron Aliaj për herë të parë në skenën shqiptare në vitin 1988, më pas me këtë vepër në vitin 1990 është prezantuar në Itali.

Është një shfaqje që është vënë dhe më parë, por publiku e do, ndaj dhe vjen përsëri.

Është baleti klasik që ka lënë gjurmë në çdo skenë të botës, ka përcjellë emocione të fuqishme te publiku shqiptar, i cili e ka ndjekur me kërshëri netët e fundit të vitit

Skena e teatrit të operës u ngjyros nga lëvizjet e balerinëve, të cilët me veshjet e tyre prej kolorësh ylberi, me sfondin e pafundëm të së bardhës, dhe natës së errët vendosën fatin e Zhizel dhe princit Albert.
Me një performancë të përsosur trupa e baletit ka mbërritur në skenë, duke vënë një nga shfaqjet më të mëdha botërore e lindur në Paris për herë të parë, në vitin 1841.

Gjithçka fillon në një fshat të qetë ku drita e hënës përkëdhel lëvizjet perfekte të balerinëve, që plot shkathtësi dhe origjinalitet interpretimi rikthejnë atmosferën e trishtë të dashurisë. Janë dy akte me shumë forcë, ngjyrë, dinamizëm, pasion.

Pasion që gjallon për të triumfuar dashurinë. E cila arrin të triumfojë e fshehur nën petkun e dhembjes. Ajo është si një tis i ëmbël e i lehtë që shoqëron lëvizjet e balerinëve,

rrotullimet perfekte, por mbi të gjitha pantonimën e tyre e cila nuk do të kishte asnjë ndryshim mes saj dhe Zhizelit francez. Enada Zhizel sjell pikëllimin që i duhet ngjarjes, aktit, pa të cilin nuk do mund të konceptohej performanca.

Gerdi Albert, nga ana tjetër, pret fatin e tij, duke përqafuar krahët e dhembjes e duke dashuruar në qetësi, pa bërë shumë zhurmë dhe pse brenda tij gjithçka gëlon. Atmosfera tjetërsohet në aktin e dytë.

Një gjendje tej natyrores dhe një ndjesi shpirtërore që muzika e Adam dhe krijimi koreografik i Agron Aliajt sjellin nëpërmjet këtyre vajzave, bijëza të ajrit, që pushtojnë skenën.

Eleganca e veshjeve të bardha të Vilisave, lëvizjet e duarve që flasin, simetria e figurave koreografike i largon më tepër nga një botë tokësore. Shpirtrat e tradhtuar dalin natën për të ndëshkuar,

duke i detyruar të kërcejnë vallen e vdekjes, udhëtarëve të natës. Ky fat ndryshon vetëm për “atë”, për Albert, i falur nga Zhizel. Ai nuk vdes, por mbetet i vetëm me mjerimin e tij.

Një punë kolosale nga  elementët e rinj

Koreografi Agron Aliaj është shprehur se për vënien në jetë të kësaj shfaqjeje është bërë një punë kolosale. “Zhizel” vjen si një shfaqje ku janë përfshirë solistët e parë, solistët e rinj,

nxënës të talentuar nga shkolla e baletit, të cilët kanë interpretuar në këtë vepër. Për “Zhizel” janë 45 vetë, të cilët kanë punuar me shumë përkushtim dhe pasion.

Kanë punuar të gjithë për ngritjen e nivelit, për të sjellë një shfaqje me nivel të lartë artistik ashtu siç i ka hije Teatrit të Operës dhe Baletit.

Në mes të një mase të madhe artistësh të trupës së TOB dhe shkollës së baletit evidentohen katër solistë të parë, duke marrë shembull gjithmonë ata që kanë qenë kryesorët,

por publiku i Tiranës ka parë katër Zhizel, katër Alberto, por ka parë dhe fytyra të reja që kanë zbukuruar skenën. Kanë interpretuar Hansa të rinj, nxënës të talentuar të shkollës së baletit nën drejtimin e Luan Shtinos, i cili ka punuar shumë.

Nëse me parë ai ishte me gjashtë apo tetë çifte kërcimi, sot ky balet vjen me gjashtëmbëdhjetë çifte në aktin e parë, me 30 vajza në aktin e dytë që kanë kërcyer, duke krijuar një bukuri estetike të tillë që të rënqeth gjatë gjithë kohës.

Rikthimi i Zhizel-it

“Zhizeli” është vënë po nga Agron Aliaj për herë të parë në skenën shqiptare në vitin 1988, më pas me këtë vepër në vitin 1990 është prezantuar në Itali. Është një shfaqje që është vënë dhe më parë, por publiku e do,

ndaj dhe jo pa arsye rikthehet sërish, në kohë të bukura festash ku të gjithë duan të shijojnë artin e vërtetë e sidomos baletin klasik. Baleti “Zhizel” këtë herë vjen më madhështor. Është baleti që ka lënë gjurmë në çdo skenë të botës,

ka përcjellë emocione të fuqishme te publiku shqiptar, i cili e ka ndjekur me kërshëri në netët e fundit të vitit.

Balerinët, shpirti i shfaqjes

Ata që i dhanë shkëlqimin dhe magjinë baletit klasik ishin padyshim dyshja e pandarë Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Balerinët të cilët i dhanë kuptimin gjithë romancës dhe dhembjes së performancës.

Tejet elegantë çifti i bukur interpretoi sa me lëvizje aq edhe me fjalë pa zë, mimikë perfekte, trishtim të fytyrës, dhembje gati reale. Enada fiton si gjithmonë duartrokitjet e publikut,

që kësaj radhe pa dyshim solli Zhizelin e viteve 1840, por nën petkun shqiptar. E interpretuar nga Enada ky personazh klasik erdhi në forëm më origjinale duke marrë emocionet e një publiku të gjerë kryeqytetas.

Po kaq dinjitoz erdhi edhe Alberti i interpretuar nga Gerd Vaso. Në vazhdën e këtij interpretimi të gjallë e pasionant nuk mund të harrojmë pa përmendur edhe balerinët e tjerë si Odeta Dishnica,

Evis Nallbani, Dion Gjinika, Sokol Zhugri, Greta Hushi, Isida Mollaymeri, Rovena Shqevi e shumë të tjerë, pa prezencën e të cilëve shfaqja do të vinte e cunguar. Një trupë e tërë në shërbim të “Zhizel”,

për të na kujtuar edhe një herë dhembjen dhe romancën franceze, në formën më të bukur klasike.

Historia e  hidhur e  Zhizel

Historia lind në një fshat të qetë. Në një shtëpi të rrethuar nga pyje dhe vreshtat jeton  Zhizeli me nënën e saj. Zhizeli është vajza më e bukur e fshatit.

Zhizelit mundohet t’i fitojë zemrën një i ri, i cili hiqet si fshatar, por që në fakt është princi i kështjellës fqinje, Alberti. Vajza e ndjen veten të lumtur nga kjo dashuri.

Ndërkohë Hansi mundohet t’i mbushë mendjen Zhizelit se Alberti nuk është fshatar. Ajo mendon se Hansi e bën këtë nga xhelozia dhe nuk bindet.

Fshatarët kthehen nga vjelja e rrushit dhe zhvillojnë festën e rastit. Alberti e kurorëzon Zhizelin mbretëreshë të festës.

Në fshat mbas gjuetisë vijnë për të pushuar paria e fshatit fqinj që kryesohet nga duka dhe e bija, e fejuara e princit Albert. Princeshën e mahnit bukuria e Zhizelit dhe i dhuron asaj një varëse.

Ndërkohë princesha e pyet Zhizelin nëse ka të dashur. Zhizeli e sinqertë i shprehet se këtu ishte dhe kërkon ndërkohë ta gjejë për t’ia prezantuar.

Në përfundim të festës, paria largohet dhe në skenë shfaqet Hansi i cili këmbëngul të bindë Zhizelin se Alberti nuk është ai që i paraqitet. Alberti e kundërshton Hansin i cili detyrohet të vërtetojë thënien e tij për të vërtetën mbi Albertin.

Thërret edhe një herë parinë e fshatit që tashmë ishte larguar.

Tashmë në skenë ndodhet edhe Alberti. Princesha habitet nga veshja fshatare e Albertit i cili justifikohet se ka qenë për gjah. Ndërkohë ndërmjet Albertit dhe princeshës hyn Zhizeli e cila i tregon princeshës së ky ishte i fejuari që desh t’i prezantonte në festën e rrushit.

Hansi u tregon të gjithëve shpatën e Albertit që e ka fshehur në rrethinat e fshatit, me qëllim që të dukej si fshatar (dhe jo si princ) dhe flet për mashtrimin e tij. Alberti tenton të vrasë Hansin me shpatë. Zhizeli kupton të vërtetën dhe në dëshpërim të thellë humb vetëdijen dhe vdes.

Në aktin e dytë Alberti i braktisur përfytyron Zhizelin të shëndërruar sipas legjendës në vilisë. Mirta e para e vilisave, thërret vajzat të vallëzojnë nën dritën e hënës. Alberti është në mes të tyre.

Atij i duket se pranë ka Zhizelin, vajzën e thjeshtë fshatare, që diti të dashurojë dhe ta ruajë të pastër dashurinë e saj. Përfytyrimi i Albertit vazhdon. Ai dëshiron të shikojë Hansin të torturohet midis vilisave dhe veten e tij të mbrojtur nga Zhizeli, kur të ndodhet në gjykimin e Mirtës.
Balet me 2 Akte

Dirigjent: Edmond Doko

Koreografia: J. Perrot &

J.Coralli & M.Petipa

Vënë në Skenë nga: Agron Aliaj

Skenat dhe Kostumet: Shaban Hysa

Ripunuar nga:

Taulant Pustina

Trupa e Baletit dhe Orkestra Sinfonike T.K.O.B

Nxënës të Shkollës Kombëtare të Koreografisë

Interpretojnë:

Zhizel: Enada Hoxha, Odeta Dishnica; Alberti: Gerd Vaso, Elvis Nallbani; Hansi: Dion Gjinika,

Sokol Zhugri; Mirta: Greta Hushi, Isida Mollaymeri, Joli Eleni Gjovreku;

Pas de deux: Evis Nallbani, Rovena Shqevi; Endri Shkoza, Ledia Sulaj; Fatjon Lito, Adela Mucollari; Elona Nallbani;

Vilizat: Odeta Dishnica, Erisa Gina, Ledia Sulaj; Nena: Alisa Gjoni; Mbreti: Dionis Romano; Mbretëresha: Greta Hushi

 Nga Elona Vrenezi