Zinedine Zidane nuk e di se çfarë është humbja në stadiumin e Barcelona-s dhe në katër ndeshje del i pamposhtur. Ky është rekord në historinë e madrilenëve, për shkak se që nga koha kur ulej në stol Miguel Muñoz nuk është arritur diçka e ngjashme. Trajneri tregon se planet e tij dalin në ndeshjet kyçe.

Që nga koha kur trajneri francez mori frenat e Real Madridit, ai ka barazuar dy herë dhe ka fituar dy ndeshje në “Camp Nou”. Herën e parë, në prill të vitit 2016, ka debutuar me fitoren 1-2, në një ndeshje në të cilën dëbuan nga fusha Sergio Ramos-in, ndërsa Karim Benzema barazoi rezultatin dhe në fund Cristiano Ronaldo ktheu shifrat në 1-2 pas golit të shënuar nga Gerard Pique për blaugranat.

Në ndeshjen e parë të sezonit të ardhshëm nuk shkoi më tepër se një barazim. Barça kaloi në avantazh me një gol të Suarez-it, por përsëri për madrilenët shënoi kapiteni në minutën e nëntëdhjetë për të barazuar shifrat në 1-1.

Këtë sezon, në Superkupën e Spanjës, ata zhvilluan një nga ndeshjet më të mira të sezonit, fituan 1-3. Pique shënoi autogol, ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Asensio i kthyen reston, ndërsa nga ana e katalanasve shënoi vetëm Messi me penallti.

Me rezultatin e arritur mbrëmë, Zidane barazoi rekordin me Miguel Muñoz, i cili arriti katër ndeshje rresht duke fituar në “Camp Nou”. /EDS/