Rreth 63% e pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse në fund të shtatorit 2019 ishin pajtimtarë me paketa të integruara (Telefoni/Internet/TV), ku 27% janë me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV).

Të dhënat zyrtare të publikuara nga AKEP tregojnë se numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni/Internet/TV) në fund të 3 mujorit të tretë 2019 arriti në rreth 259 mijë, një rritje kjo me 11.9% në krahasim me tremujorin e dytë 2019 dhe rritje me 19.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Numri i pajtimtarëve me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV) përbën 42.5% të totalit të pajtimtarëve me paketa të integruara ndërsa 33% janë me paketa “Internet dhe Telefoni” dhe 24.4% me paketa “Internet dhe TV”.

Sa i përket shërbimeve tradicionale të telefonisë fikse, statistikat tregojnë se numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të tretë 2019 ishte rreth 246 mijë, që përbën një rënie me 1.18% në krahasim me T2 2019 dhe një rritje me 0.2% në krahasim me T3 2018. AKEP ka kryer vlerësimin e këtij treguesi për periudhat para T4 2016 për shkak të ndryshimit të përkufizimit të tij në këtë tremujor

Ndërkohë janë rritur përdoruesit e shërbimit të internetit nga vendndodhje fikse. Numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T3 2019 arriti në rreth 409 mijë, që përbën një një rritje me 2.2% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 23% në krahasim me të njëtin tremujor në vitin 2018.

 

/MONITOR.AL