Në shtëpi ndihemi të gjithë të sigurt, por në fakt pavarësisht ndjesisë së mbrojtjes që na jep ajo ekzistojnë shumë nga objektet e saj, na dëmtojnë.

Në shtepi ka rreziqe që fshihen tek objekte mbi të cilat nuk ngrihen zakonisht dyshime dhe që në rast se nuk tregojmë kujdes, atëherë ato do na bëjnë shumë keq për shëndetin. Disa nga objektet e saj për të cilët nuk do mendonim kurrë ‘keq’ janë listuar më poshtë:

Dushi: mund të bëhet një ‘çerdhe’ myku dhe bakteresh. Do të ishte mirë të zgjidhnit perde dushi me material natyral, që nuk përmban PVC. Pastroni pllakat me ujë dhe uthull ose me sodë buke, me një furçë të vogël, në mënyrë që të eliminoni mbetjet e papastërtitë. Priteni perden (tendën) e dushit në lartësinë e duhur, në mënyrë që në fund, në pjesën ku mbetet gjithmonë lagështi, të mos krijohen myk dhe baktere të shumëllojshme.

Sapuni antibakterial: Sipas “Altroconsumo”, xhelët dezinfektues për duart, së fundmi, nuk i heqin sa duhet papastërtitë ashtu si uji dhe sapuni. Ndër të tjera, përmbajnë edhe alergjenë. Një studim i publikuar në “US National Library of Medicine”, ka treguar se përdorimi i sapunit antibakterial, nuk mbron nga sëmundjet infektive. Më mirë të përdorni sapunë natyralë.

Shtrydhësi i frutave: Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumit për vitin 2013, shtrydhësi i frutave është një ndër objektet më të pista në kuzhinë: pasi ta përdorni, lajeni mirë dhe thajeni me një peshqir shumë të pastër.

Letra higjienike: Shmangni përdorimin e madh të letrës higjienike: sipas ekspertëve, ato mund të krijojnë irritime të lëkurës, përveçse shkaktojnë edhe papastërti në mjedisin e banjës.