Nga disa e djeshme ka filluar zbatimi i vaksinimit të zgeruar në vend, pasi qeveria ditët e fundit nënshkroi marrëveshje me kompaninë turke si distributor i autorizuar nga firma kineze Sinovac për 1 mln vaksina, përveç vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca, që deri tani kanë qenë në një numër të kufizuar si dhe Sputnik që ishte dhuratë e princit të Emirateve të Bashkuara.

Vaksinimi pritet fillimisht të kryehet tek personat e grupmoshës mbi 70 vjeç. Sipas INSTAT, në vend janë 82 mijë persona të moshës mbi 80 vjeç, 86 mijë nga mosha 75 deri 79 vjeç dhe 109.7 mijë nga 70-74 vjeç. Në total grupi prioritar mbi 70 vjeç përfshin 277 mijë persona, ose gati 10% të popullsisë në vend.

Si do të jetë radha e vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se personat do të njoftohen me telefon nga mjeku i familjes, ndërsa një tjetër alternativë është aplikimi online.

Në platformën e-Albania tashmë mund të bëhet kërkesë online për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku shpjegon procedurën e thjeshtë online, që zgjat vetëm pak sekonda, e krijuar për të lehtësuar qytetarët.

“Me nisjen e vaksinimit masiv, tashmë qytetarët bëjnë kërkesë në platformën e-Albania për t’u vaksinuar ndaj Covid 19”, shkruan Karçanaj, në postimin e saj në facebook.

Drejtoresha e AKSHI-t sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.

“Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura. Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit!”, thekson Linda Karçanaj.

LINK PER APLIKIMIN

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14560&fbclid=IwAR1SyEPE3IdGBaWo53wUcon82oILAqzNJSHWhygS3pQG-t-SS7fRcM-Ea00

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

 

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për vaksinim Covid-19”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Plotësoni të dhënat tuaja dhe klikoni butonin “Dërgo”;

– Ju do të njoftoheni me SMS ose do të kontaktoheni nga mjeku i familjes për datën dhe vendin e vaksinimit.

 

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Menjëherë