Në jetë, ne kalojmë shumë kohë ose në shtëpi ose në punë – ose në shkollë nëse jemi studentë. Por, çfarë ndodh me të gjitha vendet e tjera ku rrimë, kur nuk jemi në këto dy vende?

Shpesh të referuara si ‘vende të treta’, këto janë hapësirat, ku ne shkojmë kemi dalë me miqtë ose të afërmit, ose duke shijuar kohën vetëm, por në prani të njerëzve të tjerë.

Vendet e treta janë thelbësore, pasi ato mund të ndihmojnë në uljen e mërzisë dhe vetmisë, si dhe janë çelësi për të nxitur ndjenjën e përkatësisë në komunitetit – është veçanërisht e rëndësishme në një epokë ku po përjetojmë një krizë në krijimin e marrëdhënieve.

Fatkeqësisht, prevalenca e vendit të tretë është në rënie. Ka shumë arsye për këtë, duke përfshirë rritjen e kostove të jetesës, varësinë nga makina dhe lehtësinë me të cilën tani mund të bëjmë kaq shumë gjëra në shtëpi, drejtpërdrejt nga kompjuteri ynë.

Termi ‘vend i tretë’ vjen nga ideja se shtëpia është ‘vendi ynë i parë’ dhe vendi i punës është ‘vendi ynë i dytë’. Pra, vendet e tjera ku mund të shkojmë, për t’u shoqëruar ose për t’u çlodhur, bëhen ‘vende të treta’.

Kasley Killam., MPH, shkencëtar social i trajnuar në Harvard dhe autor i “The Art and Science of Connection” i përshkruan ato si “burime thelbësore të komunitetit dhe vende ku miqtë, familja dhe fqinjët mund të takohen, të kalojnë kohë së bashku dhe të përfshihen në jetën qytetare”.

Pse kanë rëndësi vendet e treta

“Vendet e treta luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë, duke na dhënë pushim nga kërkesat e jetës punë-shtëpi,” shpjegon Elena Touroni, PhD, psikologe konsulente dhe bashkëthemeluese e Klinikës Psikologjike Chelsea.

“Ato na ndihmojnë të mbajmë një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë, duke ofruar hapësira ku mund të pushojmë, të kënaqemi dhe të angazhohemi me lloje të ndryshme njerëzish.”

Vendet e treta mund të jenë gjithashtu, mjedise mbështetëse për grupe të ndryshme, duke bashkuar njerëzit dhe duke nxitur një ndjenjë përkatësie në komunitet, kur ata përndryshe mund të jenë të izoluar ose nuk kanë lidhje me njerëz, me prejardhje ose në situata të ngjashme.

Këto vende, na japin një çlirim nga shkaktarët e stresit të jetës moderne, kur mund të jetë e vështirë të vendosësh kufij, midis shtëpisë dhe punës. Ato na japin mundësinë të ndryshojmë mjedisin tonë, diçka që mund të rrisë produktivitetin.

Llojet e vendeve të treta

Duke qenë se, përkufizimi i vendeve të treta është mjaft i gjerë, ka shumë lloje të ndryshme. Megjithatë, këto janë ndër më të zakonshmet:

  • Kafenetë
  • Qendrat tregtare
  • Sallonet e bukurisë
  • Vendet me lojëra si boëling
  • Bibliotekat dhe libraritë
  • Bare
  • Qendrat dhe klubet komunitare
  • Palestra dhe klubet sportive
  • Vendet e kultit
  • Teatrot dhe opera
  • Parqet
  • Vendet virtuale

Vendet e treta kanë shumë përfitime, duke na dhënë hapësira larg shtëpisë dhe punës për t’u çlodhur dhe për të takuar njerëz – pavarësisht nëse dëshironi të lexoni një libër, ose të shijoni një kafe vetë, ose keni planifikuar një mbrëmje me miqtë.

Por, ata janë nën kërcënim. Ne duhet të përdorim vendet e treta në komunitetet tona, sa më shumë që të mundemi, qoftë kjo vetëm duke i vizituar ata kur kemi disa orë të lira.

Është shumë e thjeshtë të rëndohemi nga puna dhe kërkesat e jetës moderne – vendet e treta na japin një pushim të vlefshëm dhe na ndihmojnë të ushqejmë ndjenjën e komunitetit.

Mund të jetë e pamundur, që të kalojmë orë të tëra në vendet e treta çdo ditë, por edhe një kohë e shkurtër kur jemi mundemi, ka shumë përfitime. / Very Well Mind