Pas një dite zhgënjyese në punë, të telefononi një mik për t’u ankuar, mund të duket si një ide e mirë.

Por, sipas një studimi të fundit të botuar në Clinical Psychology Review, të shfryheni nuk do t’ju ndihmojë të menaxhoni zemërimin.

Studiuesit analizuan, se sa efektive janë aktivitetet, që rrisin gjendjen emocionale, si shfryrja ose vrapi, dhe aktivitetet që qetësojnë gjendjen emocionale, si meditimi ose joga.

Ata analizuan 154 raste, që përfshinin më shumë se 10,000 pjesëmarrës, dhe zbuluan se aktivitetet qetësuese, ishin më të mira, për të ndihmuar një person të menaxhonte zemërimin.

Herën tjetër, që dëshironi t’i shkarkoni problemet tuaja te një mik, kujtohuni dhe mendoni të meditoni.

Ku po e përqendroj vëmendjen?

Nëse nuk keni medituar kurrë më parë, mund të jetë e vështirë të dini, nëse po praktikoni në një mënyrë, që do të jetë e dobishme.

Jade Weston, drejtuese e lartë e meditimit në Ten Percent Happier, e cila ka medituar për 15 vjet, ofron tre pyetje udhëzuese, që mund t’ia bëni vetes gjatë praktikës:

Ku po e përqendroj vëmendjen time?

Vini re se ku endet mendja juaj dhe përpiquni ta ripërqendroni atë në frymën tuaj.

Si ndihem tani?

Mendoni se si ndiheni. Mos u mundoni ta ndryshoni humorin, thjesht vlerësoni se si ndiheni.

Cili është qëllimi im?

Kujtojini vetes, pse keni dashur të meditoni. Kjo mund t’ju motivojë të vazhdoni.

Përgjigja e këtyre pyetjeve, mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të pranishëm në atë çast.

’15 deri në 20 minuta do t’ju mjaftojnë

Ju nuk duhet të meditoni për një kohë të gjatë, në mënyrë që të shihni rezultate pozitive, tha Lakhiani, ekspert meditimi dhe CEO i Mindvalley.

Lakhiani rekomandon meditimin, jo më shumë se 20 minuta në ditë. Por, ndonjëherë, mjafton një minutë.

Disa minuta qetësi, mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të zemërimit, më shumë se sa të shfryheni te një mik. / CNBC