Ekuilibri punë-jetë, shihet shpesh si çelësi i gjithçkaje, nga një mënyrë jetese e shëndetshme, deri te mirëqenia psikologjike. Pra, nuk është çudi, që për këdo që mendon për të jetuar në një shtet tjetër, është e rëndësishme të njohë qëndrimet e një vendi ndaj punës.

Për të kuptuar, se cilat vende kanë harmoninë më të mirë mes punës dhe jetës, Indeksi Global i Bilancit të Jetës dhe Punës 2023, nga kompania e teknologjisë HR Remote, merr parasysh aspekte të tilla, si leja vjetore ligjore, përqindja minimale ligjore e pagës për sëmundje dhe pushimin e paguar të lindjes.

Gjithashtu, të dhënat e ekuilibrit të punës dhe jetës së Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), analizojnë sa orë punojnë punonjësit, dhe sa kohë i kushtojnë njerëzit kohës së lirë dhe kujdesit personal, në 22 vendet e tij anëtare.

Në vazhdim renditen pesë nga vendet e renditura më lart:

Zelanda e Re

Zelanda e Re kryeson renditjen e Remote, me 26 javë të paguara pushim për leje lindje, duke pasur një pagë minimale relativisht të lartë, 32 ditë leje vjetore me ligj dhe një përqindje minimale prej 80% të pagesës për sëmundjet.

Natyrisht, Zelanda e Re nuk është perfekte. Të dhënat e OECD, tregojnë se 14% e punonjësve, punojnë më shumë se 50 orë në javë, më shumë se mesatarja e pushimeve të OECD, prej 10%. Dhe ata shpenzojnë pak më pak kohë se mesatarja e OECD, 14.9 orë në ditë, për kujdesin personal (si ngrënia dhe gjumi) dhe kohën e lirë (duke përfshirë kalimin e kohës me familjen dhe miqtë, hobi dhe shikimin e televizorit).

Prioritetet kryesore të njerëzve janë familja e tyre, mirëqenia, koha e lirë dhe udhëtimet. Ata besojnë se puna është mjet për të arritur një qëllim.

Spanja

Spanja renditet e dyta në Indeksin Remote, falë përfitimeve si, 26 ditët e pushimit vjetor. Sipas të dhënave të OECD-së, ndërkohë, punëtorët në Spanjë, i kushtojnë shumicën e orëve të ditës, kohës së lirë dhe kujdesit personal. Vetëm 2.5%, punojnë me orë shumë të gjata në punë me pagesë.

Megjithatë, të dhënat e fundit të BE-së, zbulojnë se spanjollët punojnë mesatarisht 37.8 orë në javë – vetëm rreth 20 minuta më shumë, se mesatarja europiane. Për ato kompani, që praktikojnë ende pushimet e gjata të drekës, gjatë verës, ekziston një traditë e zakonshme e së premtes, që quhet jornada intensiva: në vend të pushimit të drekës, punonjësit largohen nga zyra në orën 15:00.

Danimarka

Prioritet i ekuilibrit punë-jetë, është ajo që gjeti renditja e OECD dhe Remote. Vetëm 1% e punonjësve danezë, punojnë më shumë se 50 orë në javë, shumë më pak se vendet e tjera, duke përfshirë Italinë (3%) ose se mesatarja e OECD (10%). Ata gjithashtu, i kushtojnë 15.7 orë në ditë kohës personale dhe kohës së lirë, më shumë se mesatarja e OECD.

Puna fleksibël pranohet gjerësisht. Në fakt, skema Flexjobs e vendit, në të cilën punëtorët mund të kërkojnë orë të ndryshme pune, modele apo edhe detyra më pak të vështira fizike, nisi në vitin 1998.

Vendi ofron gjithashtu 36 ditë leje vjetore, dhe punëtorët duhet të paguhen 100% të pagës, për ditët e sëmundjes.

Franca

Sipas të dhënave të OECD, njerëzit në Francë kanë 16.2 orë në ditë për kohën personale dhe të lirë, e dyta pas Italisë. Në listën e Remote për ekuilibrin punë-jetë, vendi renditet i treti – me një nga numrin më të lartë të ditëve për leje vjetore ligjore (36).

Në të vërtetë, edhe në një qytet të ngarkuar si Parisi, vendasit i japin përparësi kohës pas pune. Kultura franceze, promovon një ndjenjë shlodhje dhe pushimi.

Kultura e kafeneve, është një shembull: është e zakonshme të shohësh njerëz të ulur dhe duke pushuar jashtë në çdo orë të ditës, veçanërisht kur moti është i këndshëm – dhe jo vetëm me miqtë apo kolegët, por edhe duke pirë një kafe të qetë vetëm.

Italia

Shprehja popullore italiane il dolce far niente (kënaqësia e të mos bërit asgjë), nuk është vetëm një mënyrë të thëni. “Unë mendoj se italianët, shpikën konceptin e ekuilibrit punë-jetë,” pranoi Andres Uribe-Orozco, avokat, që tani punon në Romë, pasi ka jetuar në Kolumbi dhe SHBA.

Të dhënat e OECD-së, e vërtetojnë këtë. Punonjësit me kohë të plotë, shpenzojnë 69% të ditës së tyre – 16.5 orë – për kujdesin personal dhe kohën e lirë.

Kjo është 1.5 orë më shumë se mesatarja e OECD, duke e bërë atë vendin ku njerëzit, kanë më shumë orë kohë të lirë.

Ndërkohë, ndërsa 10% e punonjësve të OECD-së, punojnë me orë shumë të gjata (më shumë se 50 orë në javë), në Itali vetëm 3% e njerëzve punojnë aq shumë. / BBC