Lumturia, është një faktor i rëndësishëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Vendi më i lumtur është Finlanda, e ndjekur nga vendet fqinje, Danimarka, Islanda dhe Suedia. Izraeli, Holanda, Norvegjia, Luksemburgu, Zvicra dhe Australia përfundojnë top 10-shen.

Ndërsa lumturia është relative, dhe varet nga një gamë e gjerë faktorësh, ka disa tema të zakonshme, që mbizotërojnë në vendet më të lumtura. Ekspertët e shëndetit mendor, rekomandojnë zbatimin e këtyre zakoneve, për të rritur lumturinë tuaj.

Dilni dhe shoqërohuni

Të gjitha vendet në top 10-she, renditen lart përsa i përket shoqërimit. Kjo do të thotë, që njerëzit shoqërohen me njëri-tjetrin dhe vlerësojnë marrëdhëniet e tyre. Kushtojini vëmendje takimeve të rregullta me miqtë dhe familjen. Anëtarësohuni në një klub ose organizatë, për të takuar njerëz të rinj.

Minimizoni kohën para ekranit

Njerëzit, kanë më pak mbështetje sociale, në formën e “në jetën reale”, sepse shumë nga komuniteti i tyre është zhvendosur në internet. Kjo, nuk promovon të njëjtin nivel ndërveprimi, që do të merrnit nga biseda me dikë personalisht. Nëse punoni para një kompjuteri, pasi të keni mbaruar me punën, përpiquni të largoheni më shumë nga ekranet.

Mundohuni të gjeni ekuilibër punë-jetë

Ekspertët, pranojnë se një ekuilibër i mirë punë-jetë, mund të jetë i ndërlikuar për t’u arritur, por është e rëndësishme të përpiqeni të maksimizoni kohën e pushimit. Shoqërimi, vendet e reja dhe aktiviteti fizik i rregullt, mund të ndihmojnë në krijimin e një mentaliteti më pozitiv.

Lëvizni më shumë

Në shumë prej 10 vendeve më të lumtura, njerëzit nxiten për të qenë më aktivë, dhe Finlanda në veçanti, është e njohur se ka popullsi shumë aktive. Studimet po shtohen se, të qenit jashtë në natyrë, lëvizja e trupit dhe stërvitja, është shumë thelbësore dhe e rëndësishme për shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Minimizoni stresin

Disa strese janë të pashmangshme, por stresi kronik, lidhet me nivele më të ulëta të lumturisë, së bashku me rrezik më të lartë të zhvillimit të kushteve serioze shëndetësore, si hipertensioni, sëmundjet e zemrës, obeziteti dhe diabeti i tipit 2.

Shtimi i aktivitetit fizik kundër stresit, si meditimi dhe joga, mund të ndihmojnë. Kujdesuni për veten dhe bëni gjëra dhe aktivitete, që ju pëlqejnë. Kjo, mund të ulë nivelet e kortizolit, të hormonit të stresit në trup, i cili më pas do të ulë nivelet e inflamacionit, që mund t’ju bëjë të sëmureni. / Yahoo Life