Sevilla e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas një kundërsulmi në minutën e 26’. Muriel pason me kokë për Ben Yedder, i cili nga brena zonës nuk fal duke e dërguar sferën në rrjetë. Në disavantazh, Real Madridi hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, por “Los Blancos” vujanë shumë përpara portës. Në sekondat e fundit të pjesës së parë vendasit shënuan edhe golin e qetësisë. Gjithçka nis nga këmbët e Ben Yedder, i cili kroson drejt zonës për mesfushorin N’Zonzi, por Layun tregohet altruist dhe pason për Layun, i cili nga një pozicion i favorshëm nuk e ka të vështirë të shënojë, duke kaluar në avantazh të dy golave Sevilla.

Në të dytën Reali luan gjithçka për gjithçka, por sërish nuk e gjen golin. Miqtë kanë një mundësi të shkëlqyer për të rihapur ndeshjen me anë të kapitenit Sergio Ramos, i cili nuk arrin të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë. Lucas pas një inkursioni në krah futet në zonë dhe fiton një penallti të cilën e merr Ramos përsipër në mungesë të CR7. Mbrojtësi gjuan fuqishëm, por sfera përplaset fillimisht në traversë dhe më pas në tokë, me vendasit që e largojnë menjëherë. “Los Blancos” e kërkojnë me insistim golin, por janë të paqartë përpara portës. Ndryshe veprojnë vendasit që janë cinikë dhe pak para fundit shënojnë edhe golin e tretë pas një gabimi të kapitenit Ramos. Gjithsesi në fund të besuarit e Zidane shënojnë golin e nderit me anë të Mayoral, që e nisi nga stoli këtë takim. Sulmuesi premtues ktheu në gol asistin e shkëlqyer të Asensio. Në fund Ramos ktheu në gol një 11-m, duke ngushtuar shifrat në 3-2. Me këtë humbje Real Madridi sërish qëndron në vend të tretë, ndërsa Sevilla ngjitet në vend të shtatë duke u afruar edhe më shumë me pjesëmarrjen në Europa League edicion e ardhshëm. /EDS/