Dramatike ndeshja në Madrid. Reali i Zidan shpëton fytyrën vetëm falë një penalltie në sekondat e fundit, të shkaktuar nga Benatia ndaj Ronaldos. Juventusi i mbylli 90 minutat me shifrat 0-3 brenda në Bernabeu, por Ronaldo nga pika e bardhë në limite nuk fali.

Për juventinët shënoi që në fillim Manxukiç në minutën e dytë, ndërsa, po kroati, dyfishoi edhe në minutën e 37-të, duke shtuar shpresat për të gjithë tifozët bardhezinj. Ishte Matuidi, ai që arriti të shënonte edhe të tretin, në të 61-tën, pas një gafe të portierit Navas.

Gjithsesi, teksa ndeshja po shkonte drejt shtesave, një penallti e shkaktuar nga Benatia tek Ronaldo në 30 sekondat e fundit të ndeshjes, u dha nga arbitri anglez Oliver, dhe kjo shkaktoi protesta tek juventinët. Edhe Bufron u ndëshkua me të kuq për protesa. Në portë u fut Shezni, por penalltinë e Ronaldos nuk mundi ta kapte. Reali kualifikohet kështu, mes drithërimash.

Real Madrid-Juventus 1-3 (3-0)

Gol: Ronaldo pen. 90+8′ / Manxukiç 2′, 37′, Matuidi 61′