Ky fshat, dikur i përgjumur, admirohet botërisht për pamjen e tij, e cila ka fusha, që dalin nga rruga e vetme, që strehon mijëra njerëz në Poloni.

Është shtëpia e 6,000 njerëzve dhe të gjithë jetojnë në të njëjtën rrugë – fshati simpatik Sułoszowa në Poloni, tërheq vëmendjen botërore, për pamjen mahnitëse dhe të pazakontë.

Ajo ka fituar pseudonimin “Toskana e Vogël”, por e vërteta është se ky realitet i vogël polak, është aq i veçantë, sa është e vështirë të gjesh ndonjë qytet tjetër për ta krahasuar.

Sułoszowa shtrihet në një rrugë të madhe, por në fakt është një fshat i vogël në qarkun Krakov, një zonë administrative locale, pjesë e provincës së Polonisë së Vogël, e ndërtuar tërësisht në një rrugë.

Ata, që hyjnë në këtë fshat në Poloninë jugore, mund të mos e kuptojnë menjëherë, që nuk ka asnjë rrugë tjetër, që del nga rruga kryesore që e përshkon atë.

Por, një pamje ajrore e fshatit, të pozicionuar rreth 29 km në veriperëndim të kryeqytetit të vendit, Krakov, ofron një imazh të veçantë.

Rruga kryesore dhe e vetme, është afërsisht nëntë kilometra e gjatë dhe aty ndodhen shtëpitë dhe të gjitha bizneset, që mund të kenë nevojë vendasit.

Krahas linjave të shkurtra të ndërtesave, fusha të arta dhe të gjelbra shtrihen, aq sa mund të shohë syri.

Nga lart, Sułoszowa i ngjan një gjetheje, siç vërehet nga Katarzyna Bieda, nga këshilli i Gmina Sułoszowa – distrikti administrative, që përfshin fshatin.

Duke folur për arsyen e ndërtimit të fshatit, në një rrugë të vetme – gjë që e bën Sułoszowa një nga fshatrat më të gjatë linear në Poloni – zonja Bieda tha gjithashtu: “Arsyeja vjen nga e kaluara, kur ishte më e lehtë për njerëzit, të jetonin në të njëjtën rrugë.”

/ Express UK