A janë pishinat më të bukura, ato që ofrojnë pushimin më të mirë, apo ato që përdorin më së miri dizajn krijues dhe risi?

Ndërsa mund ta argumentoni në çdo mënyrë, në këto krijime mahnitëse, nuk do t’ju duhet të zgjidhni.

Këto vende të veçnta me siguri do t’i bëjnë përshtypje si notarë, ashtu edhe dashamirë e arkitekturës. Ër më tepër, ka më shumë se një pishinë që mban rekord botërore në këtë listë – nga pishina më e thellë, tek ajo më e larta në natyrë – duke i bërë ato shumë më tërheqëse.

Më poshtë, mund të lexoni për nëntë pishina të pabesueshme anembanë globit:

 

Marina Bay Sands (Singapor)

Me një gjatësi prej afro 500 metrash, oazi në kuvertën qiellore të Marina Bay Sands, është pishina më e gjatë në botë, e ndërtuar në lartësi.

Ndodh gjithashtu të jetë pishina më e madhe infinity në çati, dhe ofron pamje pothuajse të pafundme të qytetit nga kati i 57-të.

Pishina është e hapur vetëm për mysafirët e hotelit dhe kërkohet një çelës dhome për të hyrë.

 

Joule (Dallas, Teksas)

E vendosur në një ndërtesë banke të rrënuar, të viteve 1920, The Joule është tani një butik hotel i restauruar në qendër të Dallasit.

Megjithëse pjesa më e madhe e hijeshisë neo-gotike, mbetet arsye e fortë për një vizitë atje, guximtarët mund të shijojnë pishinën me, që del nga ana e kullës.

 

Y-40 The Deep Joy (Montegrotto Terme, Padova, Itali)

E vendosur në Hotel Terme Millepini, Y-40 The Deep Joy është pishina më e thellë në botë. Me thellësi 42 metra, hapësira mund të strehojë një ndërtesë 13-katëshe.

E dizenjuar nga arkitekti Emanuele Boaretto, objekti është projektuar për të tërhequr dashamirësit e zhytjes.

 

Sky Pool në Embassy Gardens (Londër, Angli)

Me gjatësi 25 metra dhe e pezulluar midis dy ndërtesave, fundi i pastër ofron pamje të papenguar të Londrës – dhe gjithçka tjetër – më poshtë.

Zhvilluesit e ndërtesave, përdorën inxhinierët strukturorë Eckersley O’Callaghan dhe Hal Architects, për të ndihmuar në sjelljen e pishinës mbresëlënëse në jetë.

 

Market Square Tower (Hjuston, Teksas)

Banorët e Market Square Tower, një kompleks apartamentesh luksoze në Hjuston, Teksas, kanë akses në këtë strukturë me fund xhami, që del në horizontin e qytetit.

Përveç dizajnit, pishina mban gjithashtu një rekord emocionues si pishina më e lartë në shtetin e Teksasit.

 

Hanging Gardens of Bali (Ubud, Bali)

I ndodhur në xhunglën e Ubud në Bali, Kopshtet e Varura të Balit janë një vendpushim piktoresk i përbërë nga një koleksion vilash luksoze.

Secila vjen me një pishinë private infinity, megjithëse është pishina ujëvarë, ajo që tërheq vëmendjen më të madhe, dhe madje është vlerësuar si pishina më e mirë në botë nga Condé Nast Traveler.

 

Euphoria Retreat (Mystras, Greqi)

Për pishinën sferike në Euphoria Retreat, reparti i mirëqenies përdori më shumë se thjesht ujërat qetësuese, për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes shpirtërore të mysafirëve.

Kur vizitorët zhyten nën sipërfaqe, ata do të dëgjojnë tinguj delfinësh, të krijuar për të rritur më tej relaksimin e tyre.

 

Laguna Blu në Le Commandant Charcot

E ndodhur në anijen Le Commandant Charcot, anija e parë luksoze akullthyese në botë, pishina e nxehtë Blue Laguna ofron një mjedis të pashoq për të parë disa nga vendet më të akullta në botë.

E krijuar për të udhëtuar nëpër disa nga vendet më të largëta, pishina e jashtme ngrohet në temperatura midis 27 dhe 37 gradë Celcius, duke përdorur energjinë e ricikluar nga anija.

 

Guangxi China Resources Tower (Guangxi, Kinë)

Është e lehtë të thuhet se pishina më e lartë e hapur në botë, do të ishte gjithashtu një nga pishinat më të bukura.

E vendosur në Kullën Guangxi China Resources në Guangxi, Kinë, zona e notit është pjesë e një ndërtese të projektuar nga Goettsch Partners me bazë në Çikago.

Pishina e jashtëzakonshme ndodhet në katin e 71-të, mbi 320 metra lart. / Monitor