Shumë njerëz përgatisin një listë zgjedhjesh, duke përfshirë këtu edhe premtimin për të përmirësuar karrierën. Kur ka shumë punë, shumë prej këtyre qëllimeve harrohen dhe nuk arkivohen asnjëherë. Më poshtë do të gjeni “çelësat” për të arritur objektivat tuaj dhe për të mbajtur nën kontroll karrierën.

Zbuloni alternativat e karrierës

Reflektoni mbi punën tuaj, duke i bërë vetes këto pyetje: Në pozicionin aktual, a shfytëzohen aftësitë dhe talentet? A jam duke i maksimizuar potencialet? A jam duke bërë atë çka kam dashur gjithmonë? Nëse përgjigja për këto pyetje është “jo”, diskutoni mbi stilin e punës, karakteristikat personale dhe zbuloni se në cilën fushë mund t´i ktheni ato në prioritete.

Rivendosini si aftësi pune

Nga ana tjetër, nëse karriera ju përshtatet, merrni pak kohë për të përmirësuar veten në atë çfarë bëni. Dallohuni nga punonjësit e tjerë duke u kompletuar me trajnime dhe rifreskoni aftësitë. Me një lidhje interneti dhe një forcë pune në zhvillim mund të zgjeroni fushëpamjen tuaj. Mund të kërkoni në faqen e internetit “TheeLearningCenter.com”, e cila ofron shumë kurse trainimi në gjuhë të ndryshme nga shtëpia, në mënyrë që të gjeni një alternativë të përshtatshme, e cila forcon pikat tuaja të forta.

Takohu me shefat

Në vend që të merrni me mend se cilat janë pikat tuaja të dobëta dhe të forta, përfitojeni këtë informacion drejtpërsëdrejti nga drejtuesit tuaj. Programoni një bisedë gjatë pushimit të drekës dhe kërkojini atij ose asaj opinion mbi aftësitë, të cilat mund të ndihmojnë për të përparuar në karrierën tuaj.
Të njihesh në mënyrë të rregulltë me rishikimin e ecurisë do t´iu ndihmojë në vlerësimin e qëllimeve, të cilat duhet të shërbejnë si përparësi.

Vendosni qëllime realiste

Identifikoni se çfarë ju duhet për t´u përmirësuar në mënyrë profesionale në fund të vitit dhe shkruajini sipas prioriteteve. Qëllimet mund të përfshijnë ecurinë e punës së deritanishme, marrja e një gradimi në një punë ku jeni të kualifikuar ose për të bërë një ndryshim total në karrierë mundohuni të specifikoni qëllimet dhe arritjen e tyre.

Përcaktoni një plan të mirëfilltë pune

Mendoni për hapat që kërkohen dhe që ju mund të arrini gjatë rrugës së përmirësimit të karrierës dhe shkruajini në një letër. Përcaktoni për vete afate, të cilat duhet t´i ndiqni, por mundohuni të jenë sa më realiste. Mbani mend: nuk mund të ndodhë brenda një nate që të bëheni një udhëheqës.

Nisni që tani punën

Çfarë jeni duke pritur? Nëse jeni duke e lexuar këtë artikull, nisni nga puna. Hartoni një listë të sfidave, të cilat duhet të arrini gjatë javës dhe nëse i arrini, atëherë festoni gjatë fundjavës. Hapat e vegjël sot do t´iu çojnë drejt rrugës së duhur të suksesit.

Organizohuni

Gjeni pak kohë të lirë gjatë javës për të sistemuar dosjet, në mënyrë që të jeni më të organizuar dhe më efikas. Filloni duke arkivuar çdo gjë që nuk e keni përdorur në vitet e fundit dhe lërini dosjet e përdorura të mbyllura me sa më pak rrëmujë.

Analizoni efikasitetin e ditës

Praktikohuni për ta menaxhuar sa më mirë kohën. A i kryeni telefonatat tuaja gjatë kohës kur njerëzit janë në tavolinat e tyrë të punës (nga ora 8:00 deri në orën 9:30), më shumë sesa kur ata janë në mbledhje (nga ora 10:00 deri në orën 13:00)?
A jeni duke shpenzuar më shumë kohë në disa aktivitete të veçanta?
Hartoni një listë me “gjëra për t´u bërë” përpasa se sa të largoheni nga zyra dhe dedikojini pak kohë nga dita e nesërme për t´i realizuar.

Vlerësoni marrëdhëniet në punë

Marrëdhëniet e forta me njerëzit me të cilët punoni mund t´i zhvilloni në mënyra të ndryshme. Për shembull, mbani një qëndrim pozitiv kur punoni me dikë ose caktoni me ngjyrë të kuqe në kalendar ditëlindjet e bashkëpunëtorëve tuaj më të afërt dhe kujtojini ata në një ditë të veçantë.
Të mbani një marrëdhënie të mirë me kolegët, jo vetëm që do ta bëjë vendin e punës një vend më të mirë qëndrimi, por mund të rrisë produktivitetin tuaj në punë. Nuk mund ta dini kurrë se kush mund të jetë ose kush mund të gradohet si shefi juaj.

Ndiqni veprimet

Mbajtja nënkontroll e karrierës suaj nuk mjafton. Parashikoni rregullisht sukseset që arrini dhe mos kini frikë të kërkoni ndihmë kur është e nevojshme. Ajo çfarë është më e rëndësishme, ndiqni në mënyrë “agresive” qëllimet tuaja dhe zgjidhini pa hequr dorë prej tyre, duke i arritur. Nëse përpiqeni të keni një karrierë të mirë tani, mund të arrini potencialet tuaja më të mëdha dhe shanset, që keni pritur.