Një ndryshim i vogël në mënyrën, se si e shprehni pyetjen tuaj, mund të ketë një ndikim të madh, në sa mundësi keni për të qenë të suksesshëm.

Përparimi në biznes, shpesh qëndron tek të pyeturit e njerëzve për gjëra të ndryshme — një shitje, një punë, një investim — dhe duke i kërkuar ata të thonë po.

Pra, si mund të përmirësoheni në këtë aftësi të rëndësishme të suksesit?

Shumë ekspertë, theksojnë gjetjen e personit të duhur për të pyetur, dhe për t’u siguruar, që të theksoni se çfarë përfitojnë ata.

Ky është, sigurisht, një aspekt thelbësor, për të marrë një ‘po’. Një kërkesë e gabuar, është zakonisht një kërkesë e dështuar.

Por, aq sa ka rëndësi përmbajtja, mund të habiteni se sa rëndësi kanë edhe detajet e vogla.

Një studim i Harvardit, zbuloi se shkurtimi i emaileve, dyfishon shpeshtësinë e marrjes së një përgjigje.

Një rishikim i dhjetëra studimeve të tjera, zbuloi thjesht duke theksuar se një person ka lirinë për të thënë jo, gjithashtu mund të dyfishojë shanset për një përgjigje pozitive.

Shkenca është e qartë: Ndryshimet e vogla, në mënyrën se si shprehni kërkesat tuaja, mund të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm, në përqindjet e suksesit.

Dhe studimi i ri i botuar në “Sjellja Organizative dhe Proceset e Vendimeve Njerëzore” (Organizational Behavior and Human Decision Processes), zbuloi një këshillë më shumë ndikuese të stilit të të kërkuarit: Shtimi i vetëm katër fjalëve të vogla, në një kërkesë, kishte një ndikim të madh në atë se sa ka mundësi, që njerëzit të pranonin të ndihmonin.

Studimi u ndërtua mbi një pasqyrë të thjeshtë. Shpesh, ndihma që na nevojitet më shumë, nuk është nga njerëz, që tashmë i njohim mirë.

Në vend të kësaj, ajo që do të ndihmonte më shumë, është informacioni ose njohuritë, nga të njohurit apo kontaktet e të njohurve tanë. Shkenca ka treguar, se lidhja me këto të ashtuquajtura lidhje të dobëta — ose njerëz në periferi të rrjeteve tona sociale — u jep njerëzve shtytjen më të madhe në karrierë.

Kjo, është për shkak se njerëzit e afërt me ju, priren të dinë të njëjtat gjëra që ju bëni. Lidhjet më të largëta, kanë më shumë gjasa të kenë informacion të ri dhe të dobishëm.

Por, njerëzit shpesh janë të turpshëm, për të kërkuar referime, nga frika se mos duken si të bezdisur ose i vendosin njerëzit në një situatë të vështirë.

Si mund t’i kapërceni këto pengesa, për të arritur në ‘minierën e arit’ të depërtimit më larg në rrjetin tuaj social?

Shkencëtarët pas këtij studimi të fundit, krijuan një seri prej shtatë eksperimentesh, për t’iu përgjigjur vetëm kësaj pyetjeje.

Konkluzioni i tyre? Thjesht shtoni katër fjalë të vogla, në kërkesat tuaja për ndihmë: “ose dikush që ju njihni”.

Ndryshim i vogël, ndikim i madh

Për shembull, nëse po kërkoni ndihmë, për një problem të ndërlikuar, mos dërgoni vetëm një email duke pyetur një kontakt: “A mund të ndihmoni me këtë?” Në vend të kësaj, shkruani: “A mund të ndihmoni ju, ose dikush që njihni, me këtë?”

Duke shpjeguar gjetjet e tyre, autorët e studimit, shkruajnë se “bërja e kërkesave për ndihmë të përgjithësuara, dhe jo të personalizuara – kërkimi i ndihmës nga “ju ose dikush që njihni” në vend të thjesht “ju” – mund të zvogëlojë bezdisjen dhe të nxisë të tjerët për të dhënë ndihmë.

Kërkesat për ndihmë, rritën cilësinë e ndihmës së marrë, jo vetëm nga palët e treta, por edhe nga kërkuesit, pasi mundësia e referimit, i lejonte kërkuesit të rekrutonin dikë më kompetent.”

Gjuha e studiuesve është e pasur, por kuptimi i tyre, është i thjeshtë. Kërkuesit, shpesh kanë frikë se do të fyejnë njerëzit, duke kërkuar një referim.

Zgjidhja është gjithashtu e thjeshtë. Duke vënë fjalët “ose dikë që njihni” në një kërkesë, ju shtyni personin, që po i kërkoni, të marrë në konsideratë t’ju referojë te një nga njohjet e tyre, që mund t’ju ndihmojnë.

Kështu që, herën tjetër, që do të kërkoni ndihmë, mos harroni këto katër fjalë të vogla magjike. Vetëm për shkak se, një ndryshim në formulim tingëllon i vogël, nuk do të thotë, se nuk mund të ketë një ndikim vërtet të madh në karrierën ose biznesin tuaj.

/ INC