Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, e njohur edhe si Dita Botërore e Librit, festohet çdo vit më 23 prill.

Kjo ditë i kushtohet festimit të letërsisë, në të gjitha format, si dhe promovimit të kënaqësisë së të lexuarit. Është gjithashtu një ditë, për të reflektuar mbi të kaluarën dhe të ardhmen, përmes leximit.

Ka shumë arsye pse Dita Botërore e Librit, festohet më 23 Prill. Disa prej tyre përfshijnë faktin që, shumë autorë të shquar, si William Shakespeare, Miguel de Cervantes dhe Inca Garcilaso de la Vega, ndwrruan jetw në të njëjtën datë.

Gjithashtu, kjo datë, u zgjodh nga UNESCO, për të mbajtur Konferencën e Përgjithshme të saj, në Paris në 1995, për t’i bërë një nderim mbarëbotëror librave dhe autorëve në këtë datë.

Tema e Ditës Botërore të Librit 2024 është “Lexo sipas mënyrës tënde” (Read your way).

Arsyeja e temës së këtij viti është të festojmë fëmijët, të cilët kanë më shumë gjasa të pëlqejnë leximin, kur zgjedhjet e tyre janë të mbrojtura dhe ne e bëjmë leximin argëtues.

Për të festuar kulturën e larmishme të letërsisë europiane, platforma e udhëtimeve, Weloveholidays, ka analizuar të dhënat, për të hartuar një renditje të qyteteve më të mira, për dashamirësit e librave në Europë.

Duke analizuar numrin e librarive dhe bibliotekave publike, vlerësimet e tyre, si dhe numrin e librave në çdo qytet, kompania ka renditur qytetet më të mira për lexuesit e zjarrtë.

Londra, vendi i historive të famshme, si Oliver Twist dhe Mary Poppins, zë vendin e parë.

Me 164 librari dhe me mbi 7800 tregime tw zhvilluara atje, kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, është destinacioni kryesor i rekomanduar për bibliofilët.

Parisi është në vendin e dytë, me 3000 libra, histotia e të cilëve zhvillohet në kryeqytetin francez.

Qyteti është shtëpia e 117 librarive dhe 103 bibliotekave publike, duke përfshirë Bibliothèque Nationale de France (Biblioteka Kombëtare e Francës), një nga bibliotekat më të bukura në Europë.

Athina mbyll tre vendet e para. Shtëpia historike e Akropolit, ka më shumë librari në listë, ploy 167.

Qyteti është gjithashtu vendi ku janë shkruar historitë e 366 librave, duke përfshirë edhe librin e famshëm të Shekspirit “Ëndrra e një nate vere”.

Renditja e qyteteve është si më poshtë:

1. Londër, Mbretëri e Bashkuar
2. Paris, Francë
3. Athinë, Greqi
4. Dublin, Irlandë
5. Vjenë, Austri
6. Budapest, Hungari
7. Berlin, Gjermani
8. Sofje, Bullgari
9. Zagreb, Kroaci
10. Vilnius, Lituani
11. Lisbonë, Portugali
12. Madrid, Spanjë
13. Varshavë, Poloni
14. Barcelonë, Spanjë
15. Cluj-Napoka, Rumani

/ The National, Weloveholidays