Profesionistët e burimeve njerëzore, zbulojnë përfitimet e tendencës virale ‘chronoworking‘, duke supozuar se të gjitha palët mund të jenë fleksibël.

Tendenca më e fundit e karrierës, e njohur si “chronoworking“, mund të jetë e dobishme për të gjitha palët, nëse zbatohet me kujdes në mjedisin e biznesit, sipas ekspertëve të punës.

Trendi i jep përparësi fleksibilitetit për punonjësit, bazuar në stilet e tyre të punës.

Çfarë është chronoworking?

Punonjësit punojnë sipas ritmit të tyre cirkadian individual, pra, kronotipit të tyre (chronotype).

Kjo do të thotë më shumë fleksibilitet.

Ritmi cirkadian i një personi, mund të ndikojë në mënyrën se si ai ose ajo, ndihet zgjuar në kohë të ndryshme të ditës – dhe rregullimi i punës, do ta merrte këtë parasysh.

Chronoworking, të punuarit sipas kronotipit individual, i fuqizon punonjësit të punojnë një orar, që i përshtatet ritmit të tyre cirkadian ose jetësor.

Kjo gjithashtu mund të rrisë motivimin dhe kënaqësinë e tyre në punë, dhe të ndihmojë në reduktimin e ndjenjave të stresit dhe burnout.

Si mund ta zbulojë dikush kronotipin e tij?

Disa njerëz e dinë kronotipin e tyre, bazuar në përvojat e tyre, tha Amy Morin, psikoterapiste dhe autore e librit, ” 13 Things Mentally Strong People Don’t Do”.

Për disa kompani, tha Morin, planifikimi fleksibël, nuk është një opsion për shkak të afateve, orarit të punës dhe faktorëve të tjerë.

“Është gjithashtu e rëndësishme, të theksohet se ndërsa dikush, mund të përfshihet natyrshëm për të punuar më vonë, jeta e tyre në shtëpi, mund të mos jetë në përputhje me këtë,” tha Morin.

“Shumica e kompanive, ende duhet të organizojnë mbledhje – dhe nuk do të ketë një kohë, që është më e mira për të gjithë.”

Si mund të zbatojnë kompanitë chronoworking

1. Zbatoni orare fleksibël

Oraret fleksibël të punës, janë tashmë një përfitim popullor për të ndihmuar arritjen e ekuilibrt punë-jetë.

2. Vendosni pritshmëri për komunikimet

Lyons-Ryle, tha se një sfidë e rëndësishme me çdo lloj pune, është se punonjësit mund të mos jenë në gjendje të bashkëpunojnë në kohë reale.

Kjo e bën komunikimin edhe më të rëndësishëm, për suksesin e punonjësve dhe të biznesit.

Anëtarët e ekipit dhe menaxherët, duhet të jenë të vetëdijshëm për orët e punës së njëri-tjetrit, në mënyrë, që të takohen kur të kenë nevojë.

3. Mendoni për punonjësin ‘në tërësi’

Jeri Hawthorne, drejtues i burimeve njerëzore në Aflac në Columbus, tha se punonjësit po u kërkojnë punëdhënësve, të mendojnë për të propozuar mënyra të reja për të përmirësuar punën dhe jetën.

Kjo përfshin koncepte të tilla, si chronoworking si dhe praktika të tjera fleksibël të punës. / Fox Business