UNESCO ka treguar vendet më të mira por më pak të njohura, për t’u vizituar në Europë këtë vit.

UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ofron mbrojtje për vendet me trashëgimi kulturore dhe natyrore.

Ndërsa planifikoni aventurën e ardhshme, pse të mos anashkaloni Akropolin e mbipopulluar të Athinës dhe qytetin e Vatikanit të Romës, dhe të vizitoni vende më pak të zbuluara?

Dolomitet, Itali

Të vendosura në zemër të alpeve veriore italiane, Dolomitet janë një varg malor jashtëzakonisht mbresëlënës, që përfshin 18 maja, që ngrihen në më shumë se 3000 metra.

Në dimër, skijimi dhe sportet e borës, janë veçanërisht të preferuara, së bashku me kilometrat e shtigjeve të kryqëzuara – dhe në verë, vizitorët mund të ecin, të luajnë golf, të ngasin biçikleta dhe të ngjiten në faqet shkëmbore apo të vizitojnë parqet e bukura përreth.

Luksemburg

Luxembourg | Norther Global Logistics | NGL

Vendi i vogël, midis Gjermanisë, Francës dhe Belgjikës, ka shumë për të ofruar dhe Qyteti i Vjetër i Luksemburgut, është vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që nga viti 1994.

Pjesët e vjetra të qytetit, që datojnë në shekullin e dhjetë, janë të mbushura me thesare, si Corniche, që shpesh quhet si “ballkoni më i bukur i Europës”.

Vjena

Vjena është në listën e UNESCO-s, që nga viti 2001, dhe është në vetvete një destinacion shumë i njohur.

Megjithatë, relativisht pak vizitorë e dinë se Kryeqyteti austriak, krenohet me një sërë hyrjesh në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të organizatës, duke përfshirë kulturën e kafenesë.

Të parë nga vendasit, si një pjesë integrale e asaj që do të thotë të jesh vjenez, kafenetë e Vjenës kanë shërbyer si vende ‘legjendare’ takimi gjatë historisë, për artistë, intelektualë dhe revolucionarë, nga Bethoven-i te Frojdi.

Deti Wadden, Gjermani

Pavarësisht se i padëgjuar, ligatinat bregdetare të vendosura në pjesën juglindore të Detit të Veriut, janë shtëpia e një morie kanalesh baticash, livadhe me bar deti, midhje, baltë dhe këneta, si dhe plazhe e duna.

Tarracat e vreshtave Lavaux, Zvicër

Lozana, qytet mesjetar zviceran, ka fituar reputacionin e saj, si një nga 12 kryeqytetet e mëdha të verës në botë.

Në vitin 2007, UNESCO ia dha këtë nder, tarracave të vreshtave Lavaux, të cilat datojnë në shekullin e 11-të.

Duke ofruar pamje mahnitëse të Alpeve dhe Liqenit të Gjenevës, vreshtat me tarraca, që shtrihen rreth 800 hektarë, ofrojnë kushte të përsosura për kultivimin e rrushit.

Shpellat Škocjan, Slloveni

Edhe pse shpellat Škocjan në Slloveninë perëndimore, kanë qenë në listën e UNESCO-s që nga viti 1986, ato që nuk janë ‘viktimë’ e mbiturizmit.

Kanioni më i madh nëntokësor në të gjithë Europën, ato kanë një thellësi mbresëlënëse, prej më shumë se 200 metra dhe përbëhen nga më shumë se gjashtë kilometra kalime nëntokësore. / Euronews