Përvoja në pasarelë dhe kërkimet shkencore, të çojnë në të njëjtin përfundim, se si të dukeni shumë të sigurt në vetvete.

Vetëbesimi ka të bëjë me shikimin.

Dana Carney, psikologe në Haas School of Business në UC Berkeley, ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj profesionale, duke studiuar komunikimin joverbal, duke përfshirë mënyrën se si ata në botën e biznesit, mund të projektojnë fuqi dhe vetëbesim.

Carney u pyet se si perceptimet e fuqisë dhe statusit, ndikohen nga komunikimi joverbal. Ajo filloi të ofrojë këshilla.

Këshilla e saj e parë: përqendrohuni në kontaktin me sy.

Ka disa mënyra, se si njerëzit shfaqin dhe përçojnë fuqinë dhe vetëbesimin, shpjegon Carney, por jo të gjithë mund të kontrollohen natyrshëm.

Një gjë që, pothuajse të gjithë, mund ta përdorin në avantazhin e tyre, është se sa kohë e mbani kontaktin me sy me të tjerët.

Në këtë mënyrë, u tregoni të tjerëve, se ju besoni në veten tuaj mjaftueshëm, për të parë dhe për t’u parë. Dhe për më tepër, shton Carney, kontakti me sy përçon besim, por nuk perceptohet si dominues apo arrogant.

“Jo vetëm që përcjell fuqi, por përcjell inteligjencë dhe ngrohtësi. Kështu që, nuk mund të gaboni me kontaktin me sy”, përfundon ajo.

Modelet dhe studimet shkencore pajtohen me këshillën e Carney.

Business Insider, kishte intervistuar Olga Kuznetcova, trajnere e vetëbesimit, me një numër shumë të madh ndjekësish në mediat sociale dhe një biznes të lulëzuar me bazë në Nju Jork, e cila gjithashtu ndodh të jetë një ish-modele profesioniste.

Ndër këshilla të tjera, të bazuara në pamjen e jashtme — si të ecni me besim me taka të larta — Kuznetcova jep gjithashtu një këshillë për gjuhën e trupit, që është pothuajse identike me atë të Carney.

“Nëse në çastin që hyjmë në një vend, fillojmë të shikojmë përreth nga një person te tjetri, kjo tregon në çast se nuk jemi të sigurt”, thotë ajo.

Nëse dëshironi të jeni të sigurt, është e rëndësishme të mos e zhvendosni shumë shikimin, por të mbani kontaktin me sy.

Kjo këshillë e thjeshtë por efektive, ka mbështetje si në teori ashtu edhe në praktikë.

Do të thotë gjithashtu, që herën tjetër që do të hyni në një prezantim, ose një takim premtues, dhe dëshironi të ndiheni i sigurt, ndoshta duhet t’i kushtoni pak më shumë vëmendje, mbajtjes së kontaktit me sy. / INC.