• Maya Wald, drejtuese e marketingut për një startup teknologjik, ka intervistuar kandidatë për role të ndryshme.
• Ajo thotë se shpesh takon kandidatë, që vijnë në intervistë të papërgatitur dhe bëjnë pyetje të gabuara.
• Këshilla e saj, për të bërë një intervistë, përfshin përdorimin e metrikave, për të theksuar fitoret dhe vazhdimësinë.

Në tregun aktual të punës, punëkërkuesit, mund ta gjejnë veten të armatosur me rezyme të optimizuara dhe profile të LinkedIn, por ende po luftojnë për të gjetur punën e ëndrrave, në korporatë.

Edhe nëse merrni një përgjigje nga një aplikim për punëe dhe keni vite përvojë, procesi i intervistës, mund të jetë plot pasiguri.

Menaxherja e punësimit, Maya Wald, tregon gjashtë gabimet më të zakonshme, që ka vënë re gjatë intervistave dhe çfarë mund të bëni për t’i shmangur ato.

1. Nuk përgatiteni mjaftueshëm

Për t’u dalluar, bëni ‘detyrat e shtëpisë’ – është hapi i parë për suksesin në intervistë.

Përgatitja e plotë, ndikon në të dyja anët e intervistës. Si një i intervistuar, neglizhimi dhe mungesa e interesit për të mësuar rreth kompanisë, mund të jetë një gabim fatal.

2. Nuk përfshini shembuj dhe histori personale

Ndërsa rezymeja juaj, apo edhe një rekomandim mund të hapë derën, është aftësia juaj, për të treguar historinë tuaj, që lë një përshtypje të qëndrueshme.

Wald ka arritur të vlerësojë kandidatët, që shkojnë përtej renditjes së arritjeve, dhe në vend të kësaj, ndajnë anekdota ose histori personale, me detaje dhe shembuj, që shfaqin aftësitë dhe vlerat e tyre.

3. Neglizhimi për të bërë pyetjet e duhura

Bërja e pyetjeve të detajuara në intervistë, tregon interesin dhe kuriozitetin tuaj për rolin dhe kompaninë.

Kjo përfshin pyetje në lidhje me pagën. Ndërkohë Maya rekomandon të prisni, për të pyetur për përfitimet shtesë, si ushqimi falas në zyrë, ose ditët e vullnetarizmit, duhet të tregoni gjithmonë pritjet tuaja për pagën, në takimin e parë.

4. Përdorimi i gabuar i komunikimit joverbal

Komunikimi joverbal, është i rëndësishëm gjatë çdo interviste, veçanërisht për rolet në marketing, për të cilat komunikimi i shkëlqyer në të gjitha format, është një domosdoshmëri absolute.

Si një i intervistuar, mbajtja e kontaktit me sy dhe gjuha pozitive e trupit, mund të rrisë besueshmërinë tuaj të perceptuar.

5. Nuk i jepni rëndësi përshtatjes me kulturën e kompanisë

Përshtatja kulturore, është parësore si për të intervistuarit, ashtu edhe për menaxherët e punësimit. Si një i intervistuar, merrni kohë për të vlerësuar, nëse vlerat dhe kultura e kompanisë, përputhen me tuajat.

Në të kundërt, rrezikoni të përjetoni burnout dhe vështirësi në arritjen e ekuilibrit punë-jetë, temat e nxehta të kohëve të sotme.

6. Harroni të komunikoni pas intervistës

Dërgimi i një emaili falënderimi, ose lidhja me LinkedIn pas intervistës, tregon profesionalizëm dhe përforcon interesin tuaj për rolin.

/ Business Insider